Panorama (Albania)

Përplasja e bandave, Mustafa Lici: Fisi Bajri nuk ka rivalë

"Të gjithë në Shkodër i njohin kriminelët dhe e dinë se kush janë vrasësit. Mos më krahasoni me një magjyp si Safet Bajri"

- Safet Bajri

Mustafa Lici ka reaguar për herë të parë lidhur me akuzat për përplasjen mes dy bandave në qytetin e Shkodrës, ku nga një anë qëndron fisi Lici dhe nga ana tjetër fisi Bajri.

Mustafa Lici, cili është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, flet me përbuzje ndaj Safet Bajri, një nga emrat më të lakuar së fundmi në Shqipëri sa i takon botës së krimit. 60- vjeçari, që gjithashtu drejton dhe një parti politike, Partia Mendimi i Djathtë Liberal, pa përmendur emra konkretë, akuzon për vrasjet e ndodhura tre muajt e fundit në Shkodër, pikërisht fisin Bajri. Mes viktimave është pikërisht dhe vëllai i tij, Fatbardh Lici. Ky i fundit u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal, ndërsa Policia ende nuk ka zbardhur autorët e krimit. Zyrtarisht nuk është pjesë e akuzave të ngritura ndaj pjesëtarëv­e të arrestuar të grupit "Bajri", por ka dyshime se vrasja e Fatbardh Licit mund të jetë kryer prej tyre dhe kjo është pjesë e dosjes hetimore. "Gjashtë vrasjet e fundit në Shkodër nuk kanë ndodhur nga përplasja mes bandave. Që të gjithë qytetarët në Shkodër i njohin kriminelët dhe i dinë se kush janë vrasësit. Familja Lici ka marrëdhëni­e të mira me të gjitha viktimat e këtij qyteti", u shpreh Mustafa Lici. Më tej, ai flet dhe për Safet Bajrin, të cilin e konsideron kriminel dhe pjesë e një komuniteti joshqiptar dhe në mënyrë indirekte akuzon fisin Bajri si autorë të vrasjeve të ndodhura së fundmi në Shkodër. "Jam këshilltar i të gjitha legjislatu­rave të pushtetit lokal, mos më krahasoni me një magjyp, që hiqet si një peshkatar i thjeshtë. Mos më krahasoni me një kriminel, me një ordiner si Safet Bajri. Familja Bajri nuk ka pasur ri- valë deri tani, se nuk është vrarë asnjë person nga familja Bajri. Të gjithë e dinë se kush i ka vrarë këta 6 persona. Shkodranët nuk e kanë për traditë spiunllëku­n, por të gjitha familjet e viktimave dinë shumë mirë se kush i ka vrarë dhe kush i ka dëmtuar", përfundoi Mustafa Lici. Jo vetëm për faktin se mes viktimave ndodhet dhe vetë vëllai i Licit, por fisi Lici dhe Bajri janë lakuar edhe në të kaluarën si pjesë e familjeve që kanë vendosur gjoba ndaj biznesmenë­ve në këtë qytet dhe një gjë e tillë ka sjellë dhe përplasjen mes tyre. Vetëm një vit më parë, mars 2017, djali i Mustafa Licit, Muhamet Lici, u arrestua me akuzën se ishte koka E një bande për gjobëvënie në Shkodër. 26- vjeçari u arrestua bashkë me 6 persona të tjerë pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë. Në përfun- dim të hetimeve, Gjykata dha dënim me 13 vite burg për Muhamet Licin ndërsa anëtarët e tjerë të grupit, 11 vjet burg për Abedin Bajraktari­n, 10 vjet burg për Denis Skutinën dhe 9 vjet burg për Besmir Domnorin. Lici u akuzua se bashkë me persona të tjerë angazhonin anëtarë të grupit që në çdo fund muaji të merrnin nga secili shitës, në tre tregje të njohura në Shkodër, shuma nga 1000 lekë deri në 3000 lekë të rinj.

 ??  ?? Mustafa Lici, duke folur për përplasjen me fisin Bajri
Mustafa Lici, duke folur për përplasjen me fisin Bajri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania