Panorama (Albania)

Safet Bajri del para Gjykatës për të tretën herë

Krimet e Rënda caktojnë burg për katër të arrestuari­t

-

Safet Bajri, i cilësuar si "i forti" i Shkodrës, ka dalë ditën e djeshme sërish përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, për caktim tjetër të masës së sigurisë. Bëhet fjalë për akuzën e "Armëmbajtj­es pa leje", pasi gjatë arrestimit të tij në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë, janë gjetur edhe armë zjarri. Seanca nisi në orën 11: 00 ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, dhe zgjati rreth një orë. Përveç Safet Bajrit, në seancë ishin edhe tre të arrestuar të tjerë. Ata janë: Denis Brajoviq, Klaudio Hoxhalliu dhe Ismet Idrizi. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën "Arrest me burg" për të katërt të ar- restuarit. Kujtojmë se ata u arrestuan ditën e premte në mbrëmje në Tiranë, në zonën e "Xhamllikut". Mbi Denis Brajoviq, Klaudio Hoxhalliun dhe Ismet Idrizit rëndojnë akuzat e armëmbajtj­es pa leje dhe prodhim narkotikës­h, pasi Policia sekuestroi edhe një sasi prej 0.3 gramë kanabis. Megjithatë, çështja e këtyre të treve mund të veçohet, pasi ata nuk dyshohet se janë pjesë e grupit të strukturua­r kriminal. Kujtojmë se Safet Bajri ka dalë për njohje të vendimit të huaj në Gjykatën e Shkodrës dy ditë më parë, po ashtu edhe te Krimet e Rënda në të njëjtën ditë. Kjo ishte masa e tretë që merret ndaj tij brenda 24 orësh. Gjyqtarja që dha vendimin ishte Ilirjana Olldashi, e cila, ashtu si edhe në seancën e djeshme, nuk lejoi mediat që të ishin të pranishme në sallë për shkak të sekretit hetimor. Jashtë kamerave, avokatët e të pandehurve Bajri dhe Hoxhalliu u shprehën se këto masa janë dhënë të pabazuara në ligj. Safet Bajri u arrestua të premten pas një hetimi gjashtëmuj­or. Policia dhe Prokuroria kishin kohë që ndiqnin hapat e Safet Bajrit, që dyshohet se është pjesë e një grupi famëkeq. Së fundmi, oficerët e Policisë kishin marrë informacio­n se Safet Bajri kishte lëvizur nga qyteti i Shkodrës dhe ndodhej në një zonë të Tiranës. Duke shkëmbyer informacio­ne edhe me shërbimet partnere, u vendos që të ndërhyhej në mënyrë të sinkronizu­ar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam. Në atë operacion u arrestuan 11 persona, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy vetë. Mes tyre është edhe Enver Bajri, i cili konsideroh­et si koka e një grupi kriminal që merret me trafik drogë dhe gjobëvënie. Gjithashtu, është shpallur në kërkim edhe një ish- boksier, shtetasi Nelson Hysaj. Operacioni për goditjen e këtij grupi u shtri në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania