Panorama (Albania)

Dren Abazi, “Mbreti i natës”, koncert tek Amfiteatri i Liqenit

-

Edhe sikur “Mbreti i natës” të mos ishte një titull kënge, por një emër arti, me të cilin ta kishin pagëzuar të tjerë apo edhe vetja, Dren Abazi do ta kishte merituar gjithsesi. Kantautori nga Kosova, Dren Abazi, së bashku me bendin “Zig Zag Orchestra” do të japin një koncert live në Amfiteatri­n te Kodrat e Liqenit. Nesër në mbrëmje, Abazi, një nga kantautorë­t më të veçantë të viteve të fundit, i cili ka mundur t’i bëjë ballë dhe t’i mbijetojë me zgjuarsi konkurrenc­ës komerciale dhe tallavaesk­e që sundon në trojet shqiptare, ka rezervuar një natë të veçantë për publikun e Tiranës. Gjatë këtij koncerti, ai do të interpreto­jë 15 këngë, shumë syresh mjaft të njohura për publikun. Janë këngë dashurie dhe dhimbjeje, të shkëputura nga albumet “Mes yjesh”, ku bën pjesë edhe “Mbreti i natës”, por edhe nga albumi “After party”. Një koncert për moshat nga 20- 80 vjeç, që pëlqejnë muzikën e mirë, shpirtëror­e, jokomercia­le.

Abazi kthehet herë pas here në Tiranë, me koncerte në ambiente më intime apo edhe në skena më të mëdha, pasi siç pranon vetë ai, Tirana i ofron një atmosferë, të cilën ai nuk e refuzon dot. Por kësaj here, i jep edhe më tepër magji koncertit skena ku do të zhvillohet dhe një numër instrument­istësh, më i madh se zakonisht, prej 15 vetash. Koncerti do të jetën nesër në orën 20: 00, në Amfiteatri­n e Liqenit, bileta kushton 1 mijë lekë. Më tej, Dren Abazi mendon për të tjera koncerte të hapura, duke dalë jashtë ambienteve të mbyllura të klubeve të natës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania