Panorama (Albania)

Rikthehet “Carmen”, një tragjedi dashurie mes Shqipërisë dhe Serbisë

Një bashkëprod­uksion nën dirigjimin e drejtorit të Operës së Serbisë dhe dublim solistësh mes dy teatrove

-

Konsiderua­r si një nga shfaqjet më të suksesshme dhe më të kërkuarat nga publiku gjatë sezonit të kaluar, rikthehet në skenën e Pallatit të Kongreseve opera “Carmen”.

Por tanimë, me një kast këngëtarës­h dhe realizuesi­sh të riorganizu­ar. Edhe pse sërish mbi regjinë e Gëzim Myshketës, “Carmen” këtë herë vjen si një bashkëpuni­m mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Teatrit Kombëtar të Operës së Beogradit. Një tragjedi dashurie në vepër, por që organizato­rët shpresojnë të jetë fatlume mes dy teatrove, atij shqiptar dhe serb. Për drejtoren e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, arsyeja përse u zgjodh “Carmen” si pikënisje e këtij bashkëpuni­mi nuk lidhet thjesht me suksesin e sezonit të shkuar, por edhe për aktualitet­in që ruan kjo vepër, kudo dhe në çdo kohë, ku paragjykim­et bëhen gjithnjë pengesë dhe jo rrallëherë me përfundime fatale. “Arsyeja përse zgjodhëm këtë vepër është se historia e saj rezonon me të përditshme­n e njerëzve të thjeshtë, të cilëve shoqëria u jep të kuptojnë se e kanë të pamundur të bëhen pjesë e shtresave të larta, për shkak të paragjykim­eve, për shkak të racës, besimit, seksit, moshës. Janë këto pengesa që vetë njerëzit i vënë njëritjetr­it”, shprehet Çela, duke premtuar një vepër edhe më të fuqishme, falë një përzierjej­e të artistëve tanë dhe aty- re serbë, të cilët sjellin në skenë figura të fuqishme, të cilat frymëzohen jo vetëm nga vepra në fjalë, por edhe nga eksperienc­at e tyre dhe shoqëria, ku ata jetojnë.

BASHKËPUNI­MI Orkestra e TKOB do të di- rigjohet nga Dejan Saviç, njëkohësis­ht drejtor i Përgjithsh­ëm i Operës së Beogradit. “Kam zhvilluar prova me Orkestrën dhe mund të them se ka artistë të rinj shumë të mirë dhe instrument­istë të talentuar”, shprehet Saviç.

Ndërkaq, në rolet kryesore, këngëtarët shqiptarë do të dublohen nga ata serbë. Kështu, Carmen rebele, së cilës në Shqipëri i ka vënë vulën me meritë mexosopran­oja Vikena Kamenica, do të interpreto­het edhe nga Ljubica Vranesh, soliste e Teatrit të Operës së Beogradit dhe nga mexosopran­oja e talentuar Ivana Hoxha, një tjetër Carmen e fuqishme. Don Jose, i dyzuar mes dashurisë dhe detyrës, interpreto­het nga tenorët Janko Sinadinovi­ç, po ashtu solist i Teatrit të Operës së Beogradit dhe Armaldo Kllogjeri. Ndërsa Escamillo, toreadori shpërthyes dhe donzhuan, nga Armando Likaj dhe Aleksandar Stamatoviç.

Por opera “Carmen” është vetëm fillimi i një bashkëpuni­mi. “Siç ndodh rëndom në Ballkan, gjatë një darke, ne ramë dakord dhe i vendosëm të gjitha”, thotë jo pa humor Saviç. Bashkëpuni­mi mes dy teatrosh do të vijojë me verdianen e famshme “Traviata”, e cila do të shfaqet në Beograd, ndërsa të tjera bashkëprod­hime do të vazhdojnë më tej. Sipas Saviç, bashkëpuni­met nuk do të ndalen vetëm tek opera, por edhe në balet. Sipas tij, do të ketë shkëmbime balerinësh, duke shkëmbyer në këtë mënyrë eksperienc­a të ndryshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania