Panorama (Albania)

Gjergj Xhuvani zbret në sheshxhiri­m, “i vë flakën” trafikut të drogës në Prespë

Një bashkëprod­him e bashkëfina­ncim mes disa shtetesh, që bën bashkë një set multietnik prej 60 artistësh e teknikësh

-

Liqeni të jep atë që i kërkon. Nëse i kërkon peshk, ai të jep peshk, nëse i “kërkon” drogë, do të të kthejë vdekjen.

Një histori fëmijërie të dhunuar, trafiku droge dhe mbijetese do të vijë së shpejti në ekranin e madh përmes filmit “Liqeni im”. Regjisori Gjergj Xhuvani ka zbritur në sheshxhiri­m me filmin e tij më të ri artistik, me metrazh të gjatë, një projekt i mbështetur nga qendrat kinematogr­afike të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kroacisë, por edhe i përzgjedhu­r nga Eurimage si një nga projektet më të mira të paraqitura nga 37 vende të ndryshme. Filmi me skenar dhe regji të Xhuvanit vendoset në Pustec në pikëpjekje­n e tre kufijve, duke bërë bashkë një grup të madh aktorësh e teknikësh nga të gjitha vendet që bashkëprod­hojnë këtë film. Pasi ka publikuar lajmin për fillimin e punës dhe disa fotografi nga sheshxhiri­mi, kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematogr­afisë, Ilir Butka, shprehet se filmi “‘ Liqeni im’, me regji të Gjergj Xhuvanit dhe produksion të ON Film Production, një bashkëprod­him midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, i votuar si një nga projektet më të mira në seksionin kur konkurroi në Eurimages, i mbështetur edhe nga SEE Cinema Network, është kthyer sot në simbiozën e bash- këprodhimi­t Europian dhe Ballkanik. Një set multietnik me rreth 60 njerëz dhe një arsenal mjetesh teknike, i pozicionua­r në fshatin Pustec, liqeni i Prespës, vendi që bashkon kufirin shqiptar, grek dhe maqedonas, të jep ndjesinë e mrekullisë që krijojnë bashkëprod­himet ballkanike”.

HISTORIA Filmi “Liqeni im” sjell historinë e Kristos, një djaloshi në bankat e një shkolle braktisur harresës, por ku nuk mungon pasioni nga ana e mësuesve. Gjatë një ore mësimi, ai djalë liqeni përpiqet të gjejë kuptimin e togfjalësh­it ‘ Liqeni im’, të shkruar në dërrasën e zezë. “Liqeni mund të na i japë të gjitha, nëse ne dimë se si ta pyesim”, shkruan Kristo. Një fjali që përm- bledh gjithë filozofinë e filmit, dramën e personazhe­ve të tij. Është kjo fjali, që do ta kthejë atë disa muaj pas në kohë, në ato ngjarje në fshatin e tij lagur nga liqeni e Prespës, që bashkon e ndan Shqipërinë, Maqedoninë dhe Greqinë.

Kristo ka një varkë të vogël peshkimi dhe duke përfituar nga pozicioni gjeografik, përfshihet në një aktivitet të paligjshëm, duke transportu­ar drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet nën hijen e dy shitësve droge, me të cilët punon, Ismailin dhe Paskon. Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon të ndiejë afeksion për mësuesen e tij, Mirandën ( Elia Zaharia). Pa kuptuar, Kristo do ta gjejë veten mes një përplasjej­e mes dy ortakësh, Ismailit dhe Paskos, për monopolizi­min e trafikut të drogës që zhvillohet përmes liqenit. Trafiku ka viktimat e veta dhe Kristo për pak rrezikon të jetë një i tillë. Një anije me drogë dhe para trafiku të djegura. Bashkë me këtë akt, Kristo tenton të “djegë” edhe të shkuarën e tij. E ardhmja është në bankat e shkollës dhe tek ai liqen, i cili të jep atë që kërkon prej tij.

 ??  ?? Gjatë xhirimeve të filmit “Liqeni im”, në fshatin Pustec
Gjatë xhirimeve të filmit “Liqeni im”, në fshatin Pustec
 ??  ??
 ??  ?? Regjisori Gjergj Xhuvani, gjatë xhirimeve të filmit “Liqeni im”
Regjisori Gjergj Xhuvani, gjatë xhirimeve të filmit “Liqeni im”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania