Panorama (Albania)

TAKIMI ME TRUMP

-

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Nju Jork, homologun e tij serb, Ivica Daciç, në kuadër të një takimi me kryediplom­atët e shteteve ballkanike. Pacolli ndodhet në nju Jork bashkë me Presidenti­n Hashim Thaçin dhe me Kryeminist­rin Ramush Haradinajn, duke ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së. Sipas Pacollit, ekonomia do të sillte zgjidhje në dialogun me Serbinë, më shumë sesa që do të mund të arrinte politika. Në lidhje me dialogun me Serbinë, nënvizoi se "Nëse do përqendroh­emi vetëm te zgjidhjet politike, do ketë ngecje. Zgjidh- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, në “Facebook” ka publikuar një foto, që e paraqet atë duke u përshëndet­ur me Presidenti­n e SHBA- së, Donald Trump. “Kënaqësi të takohem përsëri me Presidenti­n Trump”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Kosovës. Pacolli nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi të shpejtë në Nju Jork. ja është tek ekonomia, te mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona". Komisioner­i për Zgjerim, Johannes Hahn, u takua me Pacollin ku folën për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. "Shprehem rëndësinë e ecjes përpara të dialogun me Serbinë. Një zgjidhje gjithëpërf­shirëse e obliguar për të dyja palët do të jetë e nevojshme për gjithë rajonin. Kosova gjithashtu është afër liberalizm­it pas dritës së gjelbër nga Komisioni Evropian. Qëndroni të fokusuar!", ka shkruar Hahn. Ndërsa Daçiç tha se arritja e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës është prioritet kombëtar për Serbinë. Daçiç ka thënë se Serbia është pro mbrojtjes së ligjit ndërkombët­ar dhe ruajtjes së paqes e sigurisë ndërkombët­are. Kosova dhe Serbia janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimt­are përmes dialogut në Bruksel. Dy presidentë­t, Thaçi dhe Vuçiç, kanë propozuar korrigjimi­n e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje, por kundërshti­met janë të forta nga të dy popujt dhe opozitat përkatëse. Ndërkohë, Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabiq, ishte duke folur para gazetarëve, kur Pacolli i është afruar për ta përshëndet­ur. Brnabiq e ka pyetur Pacollin se ku ka marrë leje për të hyrë brenda ndërtesës së OKB- së, ku Kosova nuk është anëtare.

Pacolli është përgjigjur: "E kam marrë nga ju". Brnabiq pranoi se atë nuk e pyet askush atje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania