Panorama (Albania)

Rusia e Kina mbështesin BE, krijoi mekanizmin pro Iranit

Evitohen sanksionet e SHBA, tregtia do vazhdojë ligjërisht

-

Duke konfirmuar ndasitë e thella me politikat amerikane, kryediplom­atja e Bashkimit Europian njoftoi se blloku po krijon një mekanizëm të ri pagesash për të lejuar që vendet të bëjnë marrëveshj­e me Iranin, duke shmangur sanksionet e SHBA.

I quajtur “mjeti për qëllime të veçanta” ( SPV), ky mekanizëm synon të ndihmojë dhe të sigurojë operatorët ekonomikë që ndiqnin biznesin e ligjshëm me Iranin, sipas një deklarate të përbashkët, të lëshuar nga anëtarët e mbetur të marrëveshj­es bërthamore të Iranit: Franca, Britania, Gjermania, Rusia dhe Kina. “Kjo do të thotë që vendet anëtare të BE do të krijojnë një entitet juridik për të lehtësuar transaksio­net financiare legjitime me Iranin dhe kjo do t’u lejojë kompanive europiane të vazhdojnë të tregtojnë me Iranin në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dhe mund të jetë i hapur për partnerë të tjerë në botë”, tha në Asamblenë e Përgjithsh­me të OKB- së të martën Federica Mogherini, përfaqësue­se e lartë e BE për çështjet e jashtme. Detajet teknike do të përpunohen nga ekspertët në takimet e ardhshme. Që kur doli nga pakti nuklear, SHBA ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit për aviacionin, metalet, makinat dhe aftësinë për të tregtuar ar e për të blerë dollarë. Më 4 nëntor do të nisë një raund i dytë i sanksionev­e, i cili do të bjerë mbi sektorin masiv të naftës të Iranit, që përfshin 70 për qind të eksporteve të vendit. Irani është prodhuesi i shtatë më i madh i naftës në botë. Rivendosja e sanksionev­e nga Uashington­i kërcënon ata që bëjnë marrëveshj­e me Iranin, nëpërmjet nga sistemi financiar i SHBA. Kjo ka detyruar kompani të shumta ndërkombët­are dhe investitor­ë të huaj të largohen nga ky vend, ndërkohë që pritet që sanksionet e ardhshme të naftës t’i shtyjnë importet e naftës së papërpunua­r iraniane deri në zero. Masa ka zemëruar aleatët e SHBA dhe nënshkrues­it e marrëveshj­es, të cilët që atëherë kanë kërkuar mënyra për t’u mundësuar kompanive të tyre të vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin, edhe për shkak të fitimeve të mëdha. Të gjithë anëtarët e tjerë të marrëveshj­es angazhohen për tregti me Iranin, veçanërish­t për naftën e tij. SVP do të synojë të shërbejë si një “strehë qartësimi” për transaksio­net me Iranin, për të shmangur përfshirje­n e bankave qendrore dhe komerciale, të cilat druhen nga ndëshkimet e SHBA- së në operacione­t e tyre. SHBA ka fuqinë të zgjerojë sanksionet e veta në përgjigje, por shkalla e hakmarrjes mund të varet nga sa është e gatshme për të nxitur qëllimet e saj. Duke pasur parasysh fuqinë e dollarit amerikan dhe dominimit amerikan në sistemin financiar botëror, sipas analistëve financiarë, është shumë pak e mundur që kjo masë do të funksionoj­ë në mënyrën sesi e parashikon BE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania