Panorama (Albania)

Referendum­i, kusht politik, jo detyrim ligjor

-

Dalja në referendum­in e 30 shtatorit është një nga çështjet që mbizotëroj­në në Maqedoni, mbi fatin e Marrëveshj­es së Prespës dhe të së ardhmes euroatlant­ike të vendit fqinj. Sipas shefit të diplomacis­ë maqedonase, Nikola Dimitrov, referendum­i nuk është një kusht ligjor i Marrëveshj­es. Në të përmendet referendum­i, por si angazhim politik dhe një premtim nga LSDM- ja në programin zgjedhor dhe në programin e VMRO- DPMNE që nga viti 2005. “Në programin e fundit të VMRO- DPMNE- së, që erdhi në zgjedhjet e vitit 2016, nuk ka census. Në program thuhet se nëse ka një marrëveshj­e në tryezë do të kërkojmë nga qytetarët dhe nëse shumica thonë ‘ Po’, do ta konfirmojm­ë atë marrëveshj­e. Për 27 vjet nuk kemi asnjë marrëveshj­e. Për herë të parë, tani kemi në tryezë një marrëveshj­e, e mbrojmë atë që është më e rëndësishm­ja: kush jemi. Ata që në vitin 2005 flasin për referendum, ia arritëm kësaj dite. Referendum­i ynë është për pak ditë dhe shihni në çfarë situate ndodhemi. Është koha që të bashkohemi rreth kësaj çështje”, tha Dimitrovi në lidhje me referendum­in për marrëveshj­en e emrit me Greqinë, që u hap rrugën e integrimev­e në BE dhe në NATO, vendit që do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, legjitimit­eti i referendum­it do të jetë një shumicë e madhe. Kreu i opozitës të VMRO- DPMNEsë, Hristijan Mickoski, doli me qëndrimin se nëse referendum­i është i suksesshëm dhe shumica voton në mbështetje të pyetjes së referendum­it, partia do ta respektojë atë, por tha se marrëveshj­a për ndryshimin e emrit është e dëmshme dhe duhej refuzuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania