Panorama (Albania)

Prova gjenerale, Tirana e Partizani shpërthejn­ë në gola

Të kuqtë dhe bardheblut­ë, sinjale force në distancë para derbit

-

Në provat gjenerale para derbit, Tirana e Partizani shkëlqyen në ndeshjet e kthimit në Kupën e Shqipërisë, teksa të dyja fituan me shifrat 4- 0.

Partizani priste ekipin e Tërbunit në Pezë dhe me sfidën e parë që ishte mbyllur me shifrat 1- 0, "demat" nuk u ndalën.

PARTIZANI- TËRBUNI

Goli i parë i të kuqve u shënua nga Çinari me kokë, ndërsa në atë moment mbrojtja kundërshta­re e mendoi lojtarin e kuq si në pozicion jashtë loje. I dyti u shënua nga Jurgen Bardhi, një goditje ballore, drejtpërdr­ejt në kuadrat, nga rreth 20 metra largësi. Më pas erdhi edhe rrjeta e dytë e Çinarit, i cili shënoi me një parabolë mbi portierin. Interesant është fakti se ndeshja e kthimit në këtë tur të Kupës përkon me javën e derbit dhe interesi ishte i madh në kompleksin e Pezës, ku u zhvillua sfida. Rreth 300 tifozë ndoqën nga afër takimin e kthimit të Partizanit ndaj Tërbunit.

TIRANA- ILIRIA

Ndërkohë, edhe në ndeshjen tjetër Tirana fitoi po me shifrat 4- 0 ndaj Ilirisë, ndërkohë që ndeshjen e parë e kishte fituar në transfertë 14. Kujtojmë që Tirana e Partizani luajtën 24 orë para ekipeve të tjera, sepse luajnë ditën e premte derbin. Në kampin e Tiranës ishte dita e Junus Sentamusë, i cili shënoi tripletë. Të parin e realizoi pas një topi të gjatë të Karabecit dhe ugandezi shënoi i vetëm me portierin. Në golin e dytë, pas një kombinimi me sulmuesin Ngo, është Sentamu që del para portës dhe godet pa vështirësi. Ndërkohë, tripletën e plotësoi pas një krosi të Ismailgeci­t dhe Sentamu vetëm sa shtyu topin në rr- jetë. Në pjesën e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ngo, i cili u shërbye nga Muçi nga krahu i djathtë dhe i vetëm me portierin goditi e shënoi.

 ??  ?? Moment nga ndeshja e djeshme Tirana- Iliria
Moment nga ndeshja e djeshme Tirana- Iliria

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania