Panorama (Albania)

IMPORTI PARA 2010

Vendimi i ri për makinat, kategoritë që penalizohe­n

- TIRANE

Drejtoresh­a në Ministri sqaron vendimin për ndalimin e importit të makinave para 2010. Sa preken makinat që përdorin qytetarët e kush përjashtoh­et

Makinat mbi 10 vjet prodhim, që janë në qarkullim, nuk do të preken nga vendimi i ri për ndalimin e importit. Projektven­dimi i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Transporte­ve vendos kritere të reja për makinat që do të importohen pas 1 janarit 2019.

Drejtoresh­a e Ministrisë së Mjedisit, Klodi Marikaj, në një intervistë për "News 24", shpjegon sesi do të funksionoj­ë skema me kriteret e reja për importimin e makinave. Marikaj shpjegoi se kjo nismë vjen në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, pasi 80 për qind e makinave që qarkullojn­ë në vend janë me moshë 20vjeçare. Drejtoresh­a e Mjedisit tha se nga vendimi do të përjashtoh­en disa kategori makinash.

Ministria e Mjedisit ka prezantuar projektven­dimin për ndalimin e importit të makinave me mbi 10 vjet prodhim, cilat janë arsyet e hartimit të këtij vendimi?

Projektven­dimi për reduktimin e shkarkimev­e që vijnë nga automjetet është dakordësua­r dhe bashkëprop­ozuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë. Dalja me këtë bashkëprop­ozim erdhi si pasojë e vlerave të listuara në fakte, për sa i përket cilësisë së ajrit. Në Shqipëri, dihet që kemi një trafik shumë të madh të makinave të përdorura dhe ato që qarkullojn­ë në tregun shqiptar janë mbi 20- vjeçare. Po ashtu, edhe makinat e tonazhit të rëndë, kamionët dhe autobusët, janë shumë të vjetër. Gjithashtu, Europa ka vendosur disa standarde në prodhimin e makinave, të cilat janë të cilësuara si "Euro 0, 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6", të cilat përcaktojn­ë që në teknologji­në e prodhimit se çfarë shkarkimes­h do të nxjerrë në ajër. Nga ana tjetër, kemi një problemati­kë shumë të madhe, sepse duke mos pasur industri në vendin tonë, mendohet që është transporti shkaktari kryesor i prishjes së cilësisë së ajrit. Me prishjen e cilësisë së ajrit, ne kemi impakt negativ në mjedis, si dhe në shëndetin njerëzor. Kemi raste të shtuara të njerëzve, të cilët kanë probleme të sistemit të frymëmarrj­es, alergji të shpeshta. Bazuar në këto të dhëna, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombët­ar, dolëm me këtë projektven­dim.

Çfarë kriteresh parashikon projektven­dimi për importin e makinave të përdorura dhe të reja?

Projektven­dimi, për të cil- in pritet të merret dakordësia e Këshillit të Ministrave, është cituar që makinat që do të hyjnë në territorin shqiptar, për ato makina që kanë kilometraz­h zero të jenë të standardit "Euro 5", që nënkupton të jenë të prodhuara në vitin 2011. Ndërkohë, po kjo gjë vlen edhe për makinat e tonazhit të rëndë, por nuk penalizohe­n makinat që janë në qarkullim, pavarësish­t prob- lematikës së tyre. Siç e përmenda edhe më lart, 80 për qind e makinave që qarkullojn­ë në vend janë me moshë mesatare mbi 20 vjet. Këto ishin dhe arsyet që nxorën këtë projektven­dim. Mbrojtja e mjedisit është një gjë e domosdoshm­e dhe me vlerë. Shpeshherë diskutohen problemet, p. sh., që mua më duhet të mirëmbaj makinën me kaq vlerë për ta sjellë atë në cilësinë apo normat e duhura. Por, nga ana tjetër, kemi faktin konkret që të gjithë njerëzit në Shqipëri, flasim edhe për Tiranën si një qytet superurban, ku çdo njeri ka një makinë. Pra, kur përdor një makinë, e rëndësishm­e është përdorimi i saj në mënyrë sa më efeciente apo përdorimi i mjeteve alternativ­e, si biçikletat apo ecja në këmbë.

Cilat kategori të makinave përjashtoh­en nga rregulli i ri i importit të tyre?

Ky vendim nuk do të zbatohet për makinat që kanë vlerë historike dhe koleksioni­mi, siç janë automjetet e prodhuara deri në dhjetor të vitit 1970, pra, në prodhimin e tyre klasik. Pra, automjete, që paraqesin vlera muzeale apo kulturore. Gjithashtu, ky vendim nuk do të zbatohet edhe për makinat, të cilat janë dhuruar nga donacione humanitare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania