Panorama (Albania)

“Porosi e shefit pesë mijë euro”, zbardhen përgjimet për drejtorin dhe juristen e Hipotekës

ARRESTOHET KREU I HIPOTEKES SE SHKODRES, ZAMIR LEKA DHE BASHKEPUNE­TORJA, FRIDA MIRASHI. AKUZE EDHE PER KERCENIM

- TIRANE/ EGLANTINA NIKOLLAJ

Arrestimi i kreut të Hipotekës së Shkodrës dhe juristes së këtij institucio­ni ka sjellë dje reagimin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Nëpërmjet një konference për shtyp, ministrja përgëzoi punën e strukturav­e që hetuan rastin abuziv në institucio­nin e rëndësishë­m të Shkodrës. Ajo paralajmër­oi se do të goditen pa asnjë tolerim aktet korruptive dhe abuzimet me detyrën të zyrtarëve, kushdo qofshin ata. "Platforma e bashkëqeve­risjes shqipëriaq­ëduam. al dhe Task- Forca Antikorrup­sion e qeverisë nga njëra anë, si edhe bashkëpuni­mi në rritje Prokurori Polici e Shtetit nga ana tjetër, po e fuqizojnë dita- ditës kapaciteti­n goditës të shtetit. Jam këtu për të përgëzuar bashkëvepr­imin mes Prokuroris­ë, Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatue­se, të cilat janë konkretizu­ar sot me ndalimin e regjistrue­sit të ZVRPP- së Shkodër dhe një specialist­eje të këtij institucio­ni", thuhej në reagimin e ministres nëpërmjet një konference për shtyp. Ministrja Gjonaj theksoi më tej se jo vetëm ky rast, por një sërë operacione­sh të finalizuar­a me sukses ditët e fundit janë fryt i bashkëpuni­mit midis strukturav­e Antikorrup­sion, Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë. Ajo përmendi veç arrestimev­e të kryera në Shkodër, edhe rastin e dy inspektorë­ve të AKU- së, të cilët u ndaluan një ditë më parë nga Policia e Durrësit po për korrupsion.

"Mjafton të përmendim ndalimin nga Policia e Shtetit të dy punonjësve të AKU- së në Durrës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të korrupsion­it, të një tjetër punonjësi të ZVRPP- së Shkodër dhe dy shtetasve për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për të vërtetuar efektshmër­inë në rritje të forcës goditëse të shtetit kundër korrupsion­it. Të njëjtën vendosmëri dhe bashkëpuni­m do të duhet të demonstroj­më edhe në një sërë veprimesh të tjera të nisura tashmë", theksoi më tej ministrja e Drejtësisë. Sipas ministres Gjonaj, do të goditen pa asnjë tolerim aktet korruptive dhe abuzimet me detyrën të zyrtarëve dhe kujtdo punonjësi tjetër të shtetit. "Dua të siguroj gjithë qytetarët se ky angazhim i përbashkët institucio­nal do të vijojë me reagime konkrete, si një tregues i vendosmëri­së së shtetit për të goditur pa asnjë tolerim, këdo që do të kryejë akte korruptive apo do të abuzojë me detyrën. Gjithashtu, për të qenë transparen­të me publikun, ashtu siç dhe jemi angazhuar, nesër ( sot) do të komunikojm­ë përsëri për një përmbledhj­e javore të rezultatev­e të veprimtari­së antikorrup­sion", theksoi më tej ministrja Gjonaj. Reagimi i ministres erdhi menjëherë pas arrestimev­e të kryera në Shkodër, ku kreu i Hipotekës dy- shohet se ka abuzuar me detyrën dhe ka konsumuar elementët e veprës penale të korrupsion­it. Prej disa kohësh, dikasteri i drejtësisë ka inkurajuar goditjen e akteve korruptive të kujtdo zyrtari të Hipotekës apo edhe institucio­neve të tjera, ku në mjaft raste drejtuesit e tyre duke përfituar nga pozicioni që kanë, kërkojnë para për të kryer veprimet, për të cilat e kanë detyrë funksional­e të tyren.

Dua të siguroj gjithë qytetarët se ky angazhim i përbashkët institucio­nal do të vijojë me reagime konkrete, si një tregues i vendosmëri­së së shtetit për të goditur pa asnjë tolerim, këdo që do të kryejë akte korruptive apo do të abuzojë me detyrën”

 ??  ?? DREJTORI I ARRESTUAR, ZAMIR LEKA ( MAJTAS) JURISTJA FRIDA MIRASHI
DREJTORI I ARRESTUAR, ZAMIR LEKA ( MAJTAS) JURISTJA FRIDA MIRASHI
 ??  ?? ZAMIR LEKA, DREJTORI I ARRESTUAR I HIPOTEKES SE SHKODRES
ZAMIR LEKA, DREJTORI I ARRESTUAR I HIPOTEKES SE SHKODRES
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania