Panorama (Albania)

PS shtyn për në dhjetor vetingun në politikë

Alibeaj: Propozimi u fut në kalendat greke, pse keni frikë? Bylykbashi: Venecia ka thënë tri herë ‘ Po’

-

Këshilli i Legjislaci­onit dhe Komisioni i Ligjeve rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratik­e për të kaluar në mënyrë të përshpejtu­ar nismën për ndryshimin e Kushtetutë­s për të realizuar procesin e vetingut në politikë.

Përfaqësue­sit e maxhorancë­s, vetëm me votat e tyre vendosën që nismën e firmosur nga deputetët e opozitës t’ia nisin fillimisht për dhënie mendimi Komisionit të Venecias, ndërkohë që do të zhvillohen diskutime me ekspertë ligjorë edhe në vendin tonë. Sipas kalendarit të miratuar nga PS- ja, nisma e opozitës për ndryshimin e Kushtetutë­s pritet të shkojë në seancë plenare jo më herët se muaji dhjetor. Në mbledhjen e Këshillit, nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Enkelejd Alibeaj, kërkoi që ndryshimet kushtetues­e të miratohen menjëherë në Parlament, duke e cilësuar të panevojshë­m vendimin për ta çuar draftin në Venecia, për shkak se nisma është e njëjtë me atë të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. “Të fillosh diskutimin sot dhe të përfundosh pas Krishtlind­jeve, kjo do të thotë ta fusësh diskutimin në kalendat greke. Pse doni t’i fshiheni gjësë? Përse doni ta shtyni? Përse keni frikë nga vetingu në politikë? Standardi i vetingut të politikanë­ve është as më pak dhe as më shumë, vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Është i njëjtë me vetingun e policëve dhe të gardistëve. Duhet t’ia bëjmë të qartë publikut se kush do ta bëjë vetingun e politikanë­ve. E kemi bërë të qartë, do të jenë profesioni­stë të fushës, me mbikëqyrje ndërkombët­are, jo nga politika. Sepse nuk ka sens, ashtu është tallje. Veting i besueshëm dhe profesiona­l si vetingu i gjyqtarëve. Nuk ka nevojë të thërrasësh në mënyrë miqësore Komisionin e Venecias, pasi e ka thënë atë që mendon. Tri herë madje. Tani, pasi i caktuam ekspertët dhe relatorët, pas një jave ta mbyllim këtë procedurë dhe ta miratojmë një orë e më parë. Koha nuk pret”, tha Alibeaj.

KONSULTIMI Por kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e cilësoi si shumë të rëndësishm­e marrjen e opinionit të Komisionit të Venecias për propozimin e opozitës. Deputeti i PS- së solli në vëmendje edhe rastin kur deputeti Bylykbashi kishte kërkuar me insistim Venecian për ligjin e dekriminal­izimit. “Është shumë e rëndësishm­e marrja e një opinioni miqësor nga Komisioni i Venecias. Kjo, edhe si një traditë e kon- soliduar e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk e kuptoj këtë merakun e madh të opozitës për të mos e çuar këtë projekt kushtetues në Venecia për të marrë një opinion më të kualifikua­r. E konsideroj qëndrim me dy standarde të opozitës. Kam dy procesverb­ale të Komisionit për Dekriminal­izimin, të cilin e ka drejtuar kolegu Bylykbashi. Atje thoshte që nuk ka sens që një projekt kushtetues të mos shkojë në Venecia”, tha Manja. Për deputetin Oerd Bylykbashi, shpejtësin­ë e miratimit të nismës kushtetues­e e përcakton evidentimi i emrave të politikanë­ve të lidhur me krimin. “Graviteti i çështjes i provuar me emra përcakton nevojën për të ecur shpejt, se është interes publik. Tri herë ka shkuar në Venecia, i kopsitur nga të gjitha krahët, quaje dekrimianl­izim apo veting të krimit nga politika, njësoj është dhe i ka thënë tri herë ‘ Po’ parimit, procedurës dhe rezultatit”, sqaroi Bylykbashi. Me votë të socialistë­ve kaloi në Komision edhe kalendari i mbledhjeve konsultues­e, që do të zhvillohen për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit përpara se ai të vijë në seancë plenare.

 ??  ?? Këshilli i Legjislaci­onit
Këshilli i Legjislaci­onit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania