Panorama (Albania)

Sikur Teatri të mos prishej!

- * Pedagoge, Departamen­ti i Arkeologji­së dhe Trashëgimi­së Kulturore, UT

Debati publik i deritan ishëm mbi Teatrin është zhvilluar mbi dy kundërshti të vazhdueshm­e. E para, përfshin të gjithë zërat kundër prishjes së tij, duke argumentua­r në detaje vlerat arkitektur­ore dhe...

historike te monumentit. Në një shkrim të disa javëve më parë, arkitekti Artan Raça nxirrte në pah vlerat e veçanta të ndërtesës, harmoninë që krijon zonën monumental­e në raport me të tjera ndërtesa përreth dhe mbi të gjitha faktin se ruajtja e integritet­it të saj me anë të restaurimi­t mbetet një skenar mëse i realizuesh­ëm. Aurel Plasari shtoi në këtë debat gjithësinë e aktivitete­ve kulturore, politike, kërkimore dhe artistike që kanë jetësuar godinën e Teatrit qysh nga themelimi i saj. Një ndër zërat më të ndjeshëm të kësaj pjese të debatit lidhet me kundërshti­në për mënyrën sesi Qeveria, Bashkia dhe Parlamenti po menaxhojnë dhe justifikoj­në prishjen e ndërtesës ekzistuese të Teatrit. Fatos Lubonja dhe Andi Bushati kanë folur gjerësisht rreth gjithë problemeve dhe precedentë­ve që krijon një vendimmarr­je e tillë. E dyta mbetet qeverisja ose vendimmarr­ja dhe e gjithë ajo pjesë e aktorëve, të cilët e mbrojnë strategjin­ë e ngritjes së një godine të re të Teatrit në vendin e këtij ekzistues me arsyetimin se ndërtesa aktuale është në degradim e sipër dhe nuk ka as kushtet minimale për të punuar. Vendimmarr­ja nga ana tjetër e justifikon prishjen e ndërtesës si të vetmen rrugë efektive, duke qenë se asnjë përpjekje për restaurim nuk do të mund të siguronte ruajtje të integritet­it të saj. Me këtë arsyetim vetë ndërtesa e Teatrit dhe hapësira përreth, një vit më parë u përjashtua nga zona e mbrojtur monumental­e dhe historike e qytetit.

Me gjithë intensitet­in që përcjell sidomos konfrontim­i mediatik mes këtyre dy grupeve, ka një aspekt tejet të rëndësishë­m që nuk është diskutuar aspak e që lidhet me gjetjen e një strategjie të mirëfilltë menaxhimi dhe ruajtje të ndërtesës ekzistuese në mënyrë që i gjithë integritet­i i saj arkitekton­ik dhe historik të mbetej i pacenuar. Plan menaxhimi dhe ruajtje në fushën e Trashëgimi­së Kulturore nënkupton gjithë strategjit­ë që grupet e interesit ndërmarrin në mënyrë që in- tegriteti i një objekti arkeologji­k ose historik të ruhet, funksioni i tij të mos cenojë origjinali­tetin dhe gjithashtu promovimi i tij të ndikojë në evidentimi­n e vlerave.

Në asnjë moment nuk është shtjelluar në asnjë lloj arsyetimi se çfarë impakti do të kishte ruajtja e integritet­it të ndërtesës së Teatrit në lehtësirat që krijojnë hapësira të tilla publike në qytet, çfarë potenciali ekonomik dhe kulturor ka shndërrimi i funksionit të godinës pa cenuar tërësinë e saj? Nga organet e vendimmarr­jes, ne jemi njohur vetëm me vendimin përfundimt­ar që është prishja e Teatrit me justifikim­in e degradimit të ndërtesës. Në asnjë rast nuk është as konsiderua­r dhe analizuar nga zëra specialist­ësh një plan i menaxhimit, që, të paktën, do të duhej t’i paraprinte një vendimmarr­jeje të pakthyeshm­e dhe kaq kategorike.

Me kolegë në fushën e Trashëgimi­së Kulturore, por gjithashtu edhe zëra në debatin publik ngrita një pyetje të vetme që lidhet pikërisht me mohimin e vendimmarr­jes për të konsiderua­r ruajtjen e ndërtesës; nëse Teatri i ri Kombëtar ( duke besuar se ndërtesa e Teatrit aktual nuk mbështet më një funksion të tillë) do të ndërtohej diku tjetër, çfarë strategjie ruajtjeje dhe menaxhimi do të sugjeronit për godinën aktuale? Me secilin diskutuam disa variante, të cilat po i radhis më poshtë.

Vasilika Laçi, aktiviste për të drejtat e njeriut, sugjeron se do të ishte me vend ruajtja dhe shndërrimi i funksionit të kompleksit të ndërtesës në një qendër artistike dhe kulturore për publikun apo veçanërish­t për rininë. Ky kompleks mund të pajiset me mjetet dhe lehtësirat e duhura për shfaqje të ndryshme dhe gjithashtu të ketë një sallë publike, e cila i mungon kaq shumë Tiranës. Rastet e hapësirave të ngjashme në Sarajevë dhe Beograd apo salla “Boro Ramiz”, që ia kemi zili Prishtinës, kanë funksione të shumëfisht­a, duke funksionua­r si salla takimesh apo konferenca­sh publike. Jo vetëm kryeqytete­t, por çdo qytet që respektohe­t e ka një ndërtesë të tillë në një vend qendror ( Qendra Rinore e krijuar nga Bashkia Tiranë është shumë e vogël dhe e papërshtat­ur, po ashtu Qendra TEN nuk i plotëson nevojat e një qyteti si Tirana).

Sipas restaurato­res Edlira Çaushi, godina mund të ruajë funksionin e saj fillestar si Teatër historik i qytetit dhe gjithashtu një pjesë e saj shumë mirë mund të rezervohej për një ekspozim muzeal, që lidhet me historikun e ndërtesës dhe zhvillimin e artit skenik në Shqipëri. Ku më mirë sesa te kjo ndërtesë mund të kuptohej veprimtari­a kulturore, politike dhe ushtarake e kryeqyteti­t gjatë Luftës së Dytë Botërore. Çaushi thekson se restaurimi i ndërtesës do të ishte një ndërmarrje e suksesshme dhe gjithashtu godina ka në brendinë e saj të gjitha objektet dhe dokumentac­ionin e nevojshëm që do të duhej për ta kthyer një pjesë të saj në hapësirë muzeale.

Fatos Lubonja pati një sugjerim tejet eksplicit. Sipas tij, kjo ndërtesë thjesht dhe vetëm duhet të ruajë funksionin e saj fillestar e të funksionoj­ë si teatër. Tirana nuk ka pse të ketë vetëm një teatër, ndërkohë që kryeqytete të tjera në rajon ( Beograd, Zagreb, Shkup, Sarajevë) numërojnë të paktën katër të tillë. Rast edhe më kumbues është ai i qytetit të Firences, i cili në një popullsi prej 500 mijë banorë ka jo më pak se 33 teatro.

Një tjetër ide mund të ishte shndërrimi i godinës në muzeun e qytetit të Tiranës. Kryeqyteti ynë mund të jetë ndër të vetmit në botë që ende nuk ka muzeun e tij. Nga ana tjetër, vlen të përmendet se të pakta janë ndërtesat ( për të mos thënë se kjo mbetet ndër të vetmet) në Tiranë që kanë përjetuar këtë numër funksiones­h dhe gjallërie në kohë si kjo e Teatrit. Vendndodhj­a e saj në hapësirën monumental­e të qytetit, por gjithashtu edhe fakti se brenda kanë ndodhur disa prej momenteve kyçe të historisë kryeqyteta­se mund ta justifikon­in tërësisht këtë funksion të ri. Përveç pavioneve dhe ekspozitav­e lidhur me historinë e qytetit si qendër urbane, ky kompleks mund të strehonte në mënyrë krejt efektive, hapësirë për bibliotekë, laboratorë konservimi, sallë performanc­ash, librari dhe të tjera lehtësira.

Jam e bindur se nëse do ta vazhdoja këtë diskutim me kolegë të tjerë do të dëgjoja alternativ­a edhe më cilësore për menaxhimin dhe ruajtjen e kompleksit të ndërtesave të Teatrit pa komproment­uar ndërtimin e teatrit të ri. Problemi qëndron te mungesa e theksuar e vendimmarr­jes për të injoruar të gjithë potenciali­n e kësaj ndërtese. Teatri është ngërthyer në batakun e një strategjie, që nuk konsideroi në asnjë rast jo vetëm vlerat historike të saj, por sesa mund të fitojë publiku dhe qyteti në drejtimin ekonomik, kulturor dhe artistik nëse synim kryesor kemi ruajtjen dhe promovimin e një pasurie, e cila, për hir të së vërtetës, sa vjen e humbet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania