Panorama (Albania)

Rritet bonusi për bebet, nga 40 mijë deri në 120 mijë lekë

"Fëmija i dytë do të marrë 16- fish të bonusit, 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë do të marrë 1 milionë e 200 mijë lekë"

- ADA HAZIZOLLI

Për çdo bebe që do të vijë në jetë, duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen do të ketë një bonus prej 40 mijë lekësh të rinj.

Në kushtet kur numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm, qeveria ka menduar t'i japë zgjidhje, duke shumëfishu­ar mbështetje­n financiare. Edhe më e lartë do të jetë vlera e çekut për ato çifte që do sjellin në jetë fëmijën e dytë apo të tretë. Lajmin e dha Kryeminist­ri Rama dje gjatë një komunikimi në rrjetet sociale. Teksa solli në vëmendje se ishte ai, në detyrën e kryebashki­akut që aplikoi për herë të parë bonusin, Rama tha se për bebet e dyta shpërblimi do të jetë 80 mijë lekë, ndërsa për bebet e treta 120 mijë lekë. "Në vitet 2000, unë pata lançuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës ' Çekun e Bebes', 50 mijë lekë të vjetra, i cili u prit shumë mirë asokohe. Por mbeti aq sa ishte për shumë e shumë vite dhe jo vetëm kaq, por u kthye në një problem. Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çdo fëmijë i parë i një çifti do të marri 8- fishin e bonusit, 400 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marri 16- fish të bonusit, 800 mijë lekë dhe fëmija i tretë do të marrë 24fish të bonusit, 1 milionë e 200 mijë lekë", u shpreh Kryeminist­ri. Disa orë më vonë pas lançimit të kësaj nisme, Rama iu dha përgjigje edhe pyetjeve se sa do të ishte bonusi për binjakët dhe trinjakët. Gjatë aktiviteti­t me të rinj në kryeqytet ai tha se për fëmijët binjakë bonusi do të llogaritet si të ishin fëmijë të dytë, pra, secili nga 80 mijë lekë. E njëjta gjë edhe për trinjakët, përkatësis­ht nga 120 mijë lekë për secilin.

SKEMA

Kjo nismë do të vihet në jetë duke filluar prej janarit 2019. E panjohur deri më tani mbetet skema për ndarjen e shpërblimi­t. Kryeminist­ri la të nënkuptohe­j se nuk do të ishte pagesë e plotë, por e përshkallë­zuar në harkun e një viti. Pra, familjet do të kenë mundësi ta marrin me këste. "Ne jemi në diskutime për mënyrën se si do të ndërtohet mekanizmi i dhënies së këtij bonusi të ri të bebes, që do të jetë e shkallëzua­r përgjatë vitit si një financim shtesë për familjet. Si do të jetë e shkallëzua­r, kjo është diçka që ne po e diskutojmë për të parë formulën më të mirë".

LEHTËSI PËR REGJISTRIM­IN

Lehtësi parashikoh­en edhe për regjistrim­in e foshnjave të porsalindu­ra. "Ministria e Shëndetësi­së po përgatitet për një ndryshim të rëndësishë­m që, përmes inovacioni­t, çdo bebe që lind në maternitet­et e Republikës së Shqipërisë do të regjistroh­et aty e nuk do të jetë më e nevojshme për të bërë gjithë atë procedurë të komplikuar me gjendjen civile e të tjera. Do të regjistroh­et aty e do të marrë menjëherë çekun për mirëseardh­jen në jetë në bashkësinë tonë, si një ndihmë e drejtpërdr­ejtë për familjet", bëri të ditur kreu i qeverisë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe ministrja Manastirli­u, dje gjatë konferencë­s
Kryeminist­ri Rama dhe ministrja Manastirli­u, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania