Panorama (Albania)

“Vajza që denoncoi përdhunimi­n, ishte djegur me cigare”

Nënkomisar­i Emiljano Nuhu: Shefi i Komisariat­it më tha, “Fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi”

-

Kam marrë në telefon babanë e tij, shtetasin Rrahman Rraja, të cilit i kam thënë, hajde në Stacionin e Policisë në Fushë- Krujë se kam një problem. Për rreth 30 minuta ka ardhur aty prezent babai i tij, te zyra ime. Rrahmani, i cili është deputet i Partisë Socialiste i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Artur Bushi, i shoqëruar nga deputeti Taulant Balla që është kryetar i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, i shoqëruar nga vëllai i tij Xhelal Rraja. Balla dhe Bushi përse erdhën? Mirë babai deputet... Nuk e di, ishin aty shumë shpejt, janë shumë miq, kanë lidhje miqësore shumë të ngushtë me deputetin e Krujës. Erdhën në zyrën time, nuk kam arritur ta mësoj se si erdhën aq shpejt në zyrën time.

A mund të futeshin në zyrën tuaj persona që nuk kishin lidhje me ngjarjen?

Ata ishin persona me imunitet dhe janë njohur nga punonjësit e Policisë në ambientet e jashtme dhe kanë hyrë pa thënë asnjë... ata nuk kanë nevojë për urdhër. Mund të hyjnë në zyrën tuaj këta persona? Ligjërisht ata ndalohen, personat që s’kanë dijeni për veprën penale kur oficeri i Policisë Gjyqësore nuk i thërret, por imuniteti dhe fuqia që kanë ata, nuk kanë nevojë për urdhër për të hyrë në zyrën time. Po persona të tjerë që i shoqëronin, kishte? Kishte nja 10 persona që i shoqëronin, këta qëndruan në ambientet e poshtme të korridorit të Stacionit të Policisë së FushëKrujë­s. Po këta persona çfarë ishin, ketë të 10 që e shoqëronin? Nga informacio­ni që mora, punonjësit e policisë i njihnin si elementë me precedentë kriminalë të zonës, së një grupi kriminal shumë të fuqishëm në zonën e Niklës. Këta qëndruan në ambientet e Stacionit, nuk u futën në zyrë, vetëm personat e lartpërmen­dur u futën në zyrë. Gjatë kohës që u futën këta, unë isha në zyrë me shtetasin Rexhep Rraja, ishin dy punonjësit e patrullës së përgjithsh­me me uniformë. Dhe në momentin që këta persona kanë hyrë, Rrahman Rraja u ka thënë punonjësve të Policisë: “Dilni jashtë se kemi ne punë në zyrë”. Unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë që nuk ka pse të dalin punonjësit e Policisë jashtë, të flasin në prezencën e tyre. Ua ka bërë me shenjë punonjësve të Policisë dhe ata nuk kanë reaguar dhe kanë dalë përjashta për shkak të influencës që ka ai.

Ata janë larguar dhe në zyrë mbetët ju, 2 deputetët dhe kryebashki­aku i Krujës? Po, edhe vëllai i deputetit Xhelal Rraja. Nuk i kishit eprorët tuaj në zyrë? Jo, jo. Për fat të keq, atë ditë ishte e shtunë dhe i vetmi që ishte në zyrë isha unë, i gatshëm, nga oficerët kisha në drejtim punon- jës të tjerë. Shumica kanë qenë me leje për shkak të muajit korrik dhe të gjithë kishin vetëm nga telefoni kontakt me eprorët. Çfarë ndodhi, pasi ngelët vetëm në zyrë? Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thashë që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallëzuar nga shtetasja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: “Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim”. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rraja, i vëllai, dhe më thotë: “Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra. Nuk del i gjallë nga zyra në qoftë se ti arreston nipin tim”. Unë i gjendur në këto kushte i thashë që kam marrë urdhër nga prokurorja ta arrestoj, në të kundërt shkoj unë në burg. Me të thënë këtë fjalë, ai është irrituar jashtë mase, Xhelali, ka kapur nipin për krahu dhe i ka thënë dil përjashta. Në këtë moment unë kam ndërhyrë dhe i kam thënë, prit të flas me prokuroren dhe pastaj merre dhe nxirre përjashta. Në këto momente ka nxjerrë një pistoletë dhe ma ka vënë në kokë dhe më ka thënë: “Hiqi duart dhe s’do flasësh me asnjë njeri në telefon dhe këto gjëra do të mbeten vetëm këtu në zyrë, përkundraz­i do të të zhduk”. Në prani të këtyre të tjerëve që na përmende? Në prani të vëllait të tij, deputetit Taulant Balla dhe kryetarit të Bashkisë. Dhe këta me ironi i kanë thënë: “Hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djali i mirë oficeri, nuk i bën ato gabime”. Kush e tha këtë? Njëkohësis­ht e tha Taulanti me Arturin, në qetësi absolute. E thanë, nuk ishin as të irrituar, asgjë. I irrituar vetëm me kërcënime ishte Xhelali, vëllai i deputetit, i cili nxori armën. Në këto kushte, e hoqi pistoletën e futi në brez dhe tha: “E mbyllëm këtë muhabet këtu dhe do të ngelet këtu, askund tjetër, në asnjë moment nuk do të hapet se çfarë ndodhi këtu se ti ke ...” Xhelali, armën me leje apo pa leje e kishte? E kishte pa leje, pa leje e kishte. Edhe djali e kishte pa leje gjatë kohës që ishte në zyrë dhe këtë e deklaron edhe personi i dëmtuar, gjatë kohës që i është ushtruar presion në zyrën e oficerit tjetër. Dhe në këto kushte këta dolën nga zyra ime, e morën dhe unë ngela i vetëm, nuk dija çfarë të bëja. Edhe të akuzuarin e morën me vete? Po, po. Unë ngela i vetëm, nuk kisha çfarë të bëja kundër atyre personave. E vetmja rrugë ligjore që kisha unë, ishte të njoftoja eprorët e mi dhe prokuroren. Dhe e bërë këtë gjë? E bëra. Mora shefin e Komisariat­it tim në telefon, Artur Hebajn. E more dhe e njoftove për çfarë ka ndodhur? E njoftova mbi të gjithë situatën që kishte ndodhur, i thashë dhe që më kanosën me armë në zyrë, e morën nga zyra dhe unë ngela, nuk kisha çfarë të bëja, dua forca për të zbatuar ligjin, për të zbatuar urdhrin e prokurorit. Dua oficerë të tjerë të m’i dërgosh këtu se kanë hyrë këta shtetas dhe i tregova për shtetasit e tjerë të armatosur që ndodheshin në ambientet e jashtme të Stacionit të Policisë. Por ai më tha: “Merre me qetësi, mos u mërzit se flas unë me ta”. Kjo ishte përgjigjja e shefit të Stacionit? Jo shefit të Stacionit, shefit të Komisariat­it. Shefi i Stacionit nuk ishte aty, ishte me leje të zakonshme. Po prokuroren e morët? Po, do ta sqaroj edhe këtë pjesë. Më pas më ka telefonuar përsëri shefi i Komisariat­it, ku më ka thënë: “Shiko, lëri. Fola me ata, mos u mërzit, merre me qetësi, lerë të merret me këtë çështje oficeri Gentjan Çitozi, se i ka lidhje miqësore, se e ka mik shtëpie deputetin dhe e zgjidh ai situatën, ti mos u ngatërro më”. Do merrej me punë miqësore apo ligjore? Atje, në atë zonë vetëm me punë miqësore i zgjidhim problemet, nuk funksionon ligji. Nuk ka fuqi fare ligji. Çfarë i thatë eprorit tuaj? Unë i thashë, në rregull le të merret, po me problemin tim që unë u kanosa në zyrë, nuk i pata asnjë lloj hake, po bëja punën e shtetit, çfarë do bëhet. Tha se do të flasim, mos u mërzit. Në këto kushte mbyllet telefoni. Kam njoftuar prokuroren. I kam treguar prokurores të gjithë historinë që ka ndodhur brenda në zyrë dhe nuk arrita dot të zbatoj ligjin. I thashë, për shkak të ndërhyrjes së atyre personave. Më tha, merr drejtuesit e tu dhe kërkoju ndihmë në rrugë institucio­nale. Unë i thashë, drejtuesit e mi i vura në dijeni, kërkova ndihmë, por nuk më solli asnjë ndihmë, veç më tha mos u mërzit se merremi ne me ta dhe lëre të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë se i ka miq shtëpie. Po prokurorja, deri ku shkoi reagimi i saj? Prokurorja tha: “Në qoftë se është kështu problemi, le të merret oficeri Gentjan Çitozi me këtë, ti mos u ngatërro më”. I thashë, unë dua të bëj kallëzim për shtetasit Xhelal Rraja, Rrahman Rraja dhe dy personat e tjerë, Taulant Balla dhe Artur Bushi, që unë u kërcënova në zyrë nga Xhelali me armë në dorë që ma vendosi në kokë. Dua të bëj kallëzim, të ndjek rrugën ligjore. Më tha: “Për t’u bërë kallëzim këtyre, duhet të shkosh te Prokuroria e Përgjithsh­me sepse janë persona të veshur me imunitet. Nuk mund të vish të bësh kallëzim në Prokurorin­ë e Krujës. Vetëm në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me”. Dhe pastaj, privatisht më tha: “Për mendimin tim, mos u merr me këtë punë se ti del i humbur”.

 ??  ?? Deputeti i PS në Krujë, Rrahman Rraja
Deputeti i PS në Krujë, Rrahman Rraja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania