Panorama (Albania)

Denoncoi djalin e deputetit, flet vajza: Ishim të lidhur

“U tërhoqa se isha e ngarkuar, pashë mesazhet te Berisha”

- TIRANE

Vajza që denoncoi djalin e deputetit të Partisë Socialiste të Krujës, Xhensila Maloku, ka folur për herë të parë për akuzat e përdhunimi­t dhe arsyet pse u tërhoq nga denoncimi.

Në një intervistë për “Report Tv” ajo është shprehur se djalin e Rrahman Rrajës e ka pasur të dashur, por më pas janë shkëputur për çështje personale. Sipas saj, është paraqitur në Polici pas një konflikti që ka pasur me të, por më pas e ka tërhequr kallëzimin pasi ka qenë e ngarkuar emocionali­sht, edhe pasi ka parë mesazhet e publikuara nga Berisha. Ndërsa shprehet se në kohën që ka qenë në Komisariat, nuk e ka parë Taulant Ballën dhe as Rrahman Rrajën.

Sa vite keni qenë të lidhur me njëri- tjetrin?

Kemi qenë të lidhur, të dashur për një periudhë të gjatë, më pas i shkëputëm marrëdhëni­et për arsye personale.

Më datën 21 korrik 2018, ju keni shkuar në Polici dhe keni bërë një denoncim, me çfarë lidhej ky denoncim?

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në Komisariat­in nr. 3 në Tiranë, ku bëra edhe kallëzimin. Kush e mori kallëzimin? Kallëzimin e mori një oficer Koldashi, Elton. Çfarë ndodhi më pas? Më pas nxorën urdhërarre­stin dhe u morën të gjitha masat për djalin dhe më pas në orën 7 pasdite shkova të tërhiqja kallëzimin te Komisariat­i në Fushë- Krujë.

Në Fushë- Krujë, kush ishte oficeri, të cilit i thatë se donit të tërhiqnit denoncimin?

Ishte Gentian Çitozi, oficeri i Policisë në Fushë- Krujë.

Cila ishte biseda që ju patët me të?

I tregova ngjarjen dhe i thashë që dua të tërheq kallëzimin dhe ai mori deklaratën time.

E keni parë një kopje të deklaratës?

Po, dhe të nesërmen e kërkova për ta parë. Shkova në SHKB për të tërhequr kallëzimin. Unë u sqarova me personin në fjalë dhe donim ta mbyllnim të dy këtë gjë. Ku shkuat më pas? Shkova në SHKB në Durrës. U tërhoqa, pasi isha e ngarkuar emocionali­sht nga të gjithë ngjarjet që kishin ndodhur. Pashë mesazhet te Berisha, kishte dalë në media. Doja ta mbyllja.

Kur jeni takuar me oficerin Emiljano Nuhu?

Një javë më pas, pasi u paraqita në Komisariat­in e FushëKrujë­s, rreth datës 27 korrik.

Keni pasur kontakt më

Policia e Shtetit ka sqaruar dje akuzat mediatike të oficerit Emiljano Nuhu. Sipas Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu është rekrutuar në Policinë e Shtetit në vitin 2009. Ai ka qenë së pari, efektiv i rolit bazë në Policinë e Tiranës. Në maj 2017, pasi fitoi gradën nënkomisar u emërua në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Në këtë detyrë ka qëndruar vetëm 4 muaj, deri në shtator 2017, pasi iu drejtua me kërkesë drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë për transferim, me pretendimi­n se “ndihej i rrezikuar për shkak të detyrës”. Në shtator 2017 është transferua­r në Komisariat­in e Krujës, ku ka qëndruar deri në gusht 2018. Nga muaji janar deri në korrik 2018, ai ishte i shkëputur nga marrëdhëni­et e punës, pasi ishte në Akademinë e Sigurisë, në vitin e dytë. Me kërkesë të tij, më datë 15.08.2018, me pretendimi­n se “ndihej i kërcënu- herët me oficerin Emiljano Nuhu?

Jo, s’e kam parë asnjëherë më parë.

Jeni në dijeni të letrës që ka dërguar Emiljano Nuhu për drejtorin e Policisë Ardi Veliu, Presidenti­n Ilir Meta, Kryeminist­rin Edi Rama dhe Kryeprokur­oren Arta Marku? ar për shkak të detyrës” është transferua­r në Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat. Në këtë detyrë ka qëndruar deri më datë 13.09.2018 dhe më pas nuk

Po, nëse është deklarata e tij, po e di, prandaj jam këtu. Mund të them që deklarata e tij është 90% gënjeshtër.

Le t’i marrim një e nga një pretendime­t e tij. Ai thotë se ka hetuar për veprën penale të përndjekje­s. A keni qenë ju e përndjekur nga Rexhep Rrahja? është paraqitur, por ka braktisur detyrën, duke mos dorëzuar, sipas procedurës standarde, armatimin dhe materialet operative. Nga verifikime­t policore dhe në Jo, nuk është e vërtetë. Oficeri thotë se nuk e ka marrë njeri kallëzimin tuaj?

Jo, nuk është e vërtetë. Te komisariat­i 3 dhe 6 kanë qenë në gatishmëri.

Në momentin kur ju keni qenë në Komisariat­in e Fushë- Krujës, kush tjetër, përveç ju të dyve, ka qenë në Komisariat?

Kanë qenë disa kushërinj të tij, por Taulant Balla dhe Rrahmanin nuk i kam parë fare.

Oficeri Nuhu thotë se deputeti Rrahman Rraja u ka thënë policëve: Largohuni, se kemi pak punë.

Jo, nuk është e vërtetë. Rrahmanin s’e kam parë fare aty, nuk ka qenë fare në ambientet e Komisariat­it.

Keni pasur një komunikim më herët me Rrahmanin, për konfliktet që keni pasur me të birin?

Po, kemi pasur. Më herët sesa të shkoja në Polici, por ai nuk ka reaguar. Nuk ka dashur të merrej me këtë çështje.

Kisha një konflikt me Rexhepin, shkova në Komisariat­in nr. 3 në Tiranë, ku bëra edhe kallëzimin. Më pas nxorën urdhërarre­stin dhe u morën të gjitha masat për djalin dhe më pas në orën 7 pasdite shkova të tërhiqja kallëzimin

 ??  ?? Xhensila Maloku gjatë rrëfimit
Xhensila Maloku gjatë rrëfimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania