Panorama (Albania)

“Nuhu kërkoi transferim se ndiehej i rrezikuar”

Policia: S’ishte në detyrë ditën kur thotë se u kërcënua

-

bashkëpuni­m me agjencitë homologe, ky shtetas ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës, pa u regjistrua­r në sistem dhe duke braktisur detyrën. Më datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë– Verona, Itali. Në datë 21 korrik 2018, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në detyrë, ashtu siç pretendon në intervistë. I gatshëm në datën 21 korrik 2018 dhe që ka kryer veprimet ka qenë një tjetër punonjës policie, me iniciale G. Ç. Nga verifikime­t e kryera, ka rezultuar se asnjë nga shtetasit e pretenduar në deklarimet mediatike të oficerit Nuhu, se e kanë kërcënuar, nuk kanë hyrë në ambientet e Komisariat­it siç pretendohe­t prej tij. Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit të pretenduar R. Rr. dhe R. Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur. Por nga verifikime­t e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariat­in nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorin­ë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës. Komunikime­t e kryera midis tyre përmes aplikacion­it “Whatsapp” kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administru­ara në dosjen hetimore. Gjithashtu në kallëzimin e tij, ku pretendon se është kërcënuar, Emiljano Nuhu i referohet vetëm 2 shtetasve të lartpërmen­dur, të cilët, sipas tij, i janë prezantuar si të afërm të autorit të dyshuar që ka kryer përndjekje­n, por nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron sot në intervistë­n në media. Emra, të cilët në asnjë rast nuk i ka përmendur në komunikime­t me eprorët e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania