Panorama (Albania)

Rrahman Rraja: E vërteta e denoncimit, vajza xheloze pasi im bir u lidh me tjetër

Deputeti i PS: Pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër. Më pas, ajo deklaroi se vlerësonte familjen time

-

Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, mohoi dje akuzat e ngritura nga ish- nënkomisar­i i Stacionit të Policisë së Fushë- Krujës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë. Ai tregon dhe precedenti­n e djalit të tij që e lidh me Stacionin e Policisë së Fushë- Krujës. Deputeti socialist tregon se ka pasur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka pasur një lidhje dhe është ndarë. E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në Polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj dhe akuzave për përdhunim të bëra nga ishKryemin­istri Berisha, duke deklaruar se familja Rraja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza. Sipas deputetit, kjo marrëdhëni­e xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk kanë pasur asnjë problemati­kë tjetër me Policinë dhe ligjin. Rrahman Rraja mohon kategoriki­sht akuzat se në Stacionin e Policisë ai ka qenë bashkë me vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ishnënkomi­sari i Stacionit të Policisë, Emiljano Nuhu. “Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë”, u shpreh për gazetën “Panorama”, deputeti i PS- së, Rrahman Rraja.

Zoti Rraja, ju jeni akuzuar nga ish- nënkomisar i Stacionit të Fushë- Krujës, Emiljano Nuhu se e keni kërcënuar në zyrën e tij. Keni një përgjigje ndaj kësaj akuze?

Ju faleminder­it që më kontaktuat, por unë nuk e njoh fare këtë person dhe as kam shkuar ndonjëherë në zyrën e tij. As jemi takuar ndonjëherë. Gjithçka që ai thotë, janë sajesa, ndoshta për të përfituar azil politik.

Keni dijeni se ku ndodhet Emiljano Nuhu, në cilin vend?

Jo, nuk e di, s’kam ndonjë interes për të.

Djali juaj, Rexhep Rraja, ka pasur ndonjë precedent me ligjin që është paraqitur në Komisariat?

Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ishKryemin­istri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritet­in kësaj familjeje. Ajo ka deklaruar se problemet, që unë kam pasur, i kam zgjidhur me djalin dhe se nuk kam asnjë problem.

Djali nuk është thirrur ndonjëherë në Komisariat apo të ketë qenë për t’u arrestuar, pasi marrëdhëni­a e tij me vajzën ka qenë e zgjidhur mes tyre?

Vajza ka shkuar, ka bërë denoncim nga xhelozia pse djali im e la dhe shkoi me një të dashur tjetër. Këtë kallëzim ajo e sqaroi përsëri në Komisariat, përmes deklaratës që ju thashë më sipër.

Por ju nuk jeni thirrur ndonjëherë dhe nuk jeni ballafaqua­r me nënkomisar­in Nuhu? Jo, jo asnjëherë. As ju, as vëllai juaj apo kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, nuk keni qenë bashkë në Komisariat, siç denoncon ishnënkomi­sari Nuhu?

Jo, jo, as bëhet fjalë, nuk jemi takuar asnjëherë me të. E thashë edhe njëherë, nuk e di përse ai është shprehur kështu, por nuk e kam takuar asnjëherë.

Djali ka pasur një problem me një vajzë para dy vitesh, me të cilën është ndarë pasi u lidh me një tjetër. Kjo ndarje është sqaruar në Komisariat. Në fakt, ajo ka bërë një deklaratë dy ditë pasi ish- Kryeminist­ri Berisha bëri postimin e tij në “Facebook”, duke thënë që familja e Rrahman Rrajës është familja më e respektuar në rrethin e Krujës dhe se me këto postime, duan t’i ulin dinjitetin dhe integritet­in kësaj familjeje

 ??  ?? Rrahman Rrahja gjatë fushatës
Rrahman Rrahja gjatë fushatës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania