Panorama (Albania)

Basha: Krim monstruoz shtetëror, duhet dënim i rëndë

"Balla, një politikan bandit i zhytur në botën e krimit"

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e cilësoi krim shtetëror ngjarjen e ndodhur në muajin korrik në Stacionin Policor të Fushë- Krujës.

Në një deklaratë urgjente për mediat, Basha publikoi të plotë intervistë­n e gazetarit Basir Çollaku me nënkomisar­in Emiljano Nuhu dhe kërkoi dënim të rëndë për krimin monstruoz që është kryer nga njerëz me pushtet politik. "Një vajzë e pambrojtur është dhunuar, përdhunuar, rrëmbyer dhe torturuar në mënyrë sistematik­e. Është një krim monstruoz që meriton dënimin më të rëndë. Mbi të gjitha, ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti çnjerëzor Rexhep Rrahja, por edhe pushtetarë­t që i dhanë mbrojtjen shtetërore kriminelit: Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit", deklaroi Basha. Kreu i PD- së deklaroi se para drejtësisë për krimin shtetëror, që kanë kryer, duhet të dalin edhe drejtuesit e Policisë dhe Prokuroris­ë, që braktisën ligjin dhe qytetaren dhe bënë plane për të eliminuar nënkomisar­in Nuhu. Për Bashën, një krim i tillë nuk do të mund të realizohej, nëse personat në fjalë nuk do të kishin mbështetje politike. "Para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e Policisë dhe të Prokuroris­ë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërish­t ata që përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisar­in Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin. Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionar­ët më të lartë të shtetit është kambana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e çdokujt janë të rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit", theksoi kreu i PD- së. Basha i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe veçanërish­t grave të mos heshtin, por të reagojnë përballë një ngjarjeje të tillë. Një apel të veçantë kreu i opozitës e kishte për komuniteti­n ndërkombët­ar, të cilëve i ka kërkuar të mos heshtin përpara kriminaliz­imit të shtetit në Shqipëri. "U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërish­t grave dhe vajzave, që të mos heshtin, por të ngrenë zërin dhe të dënojnë ashpër këtë krim shtetëror ndaj një vajze të pambrojtur. Nëse nuk ngremë zërin të gjithë bashkë sot, krimi nuk do të kursejë asgjë, as pronën, as jetën dhe as të ardhmen e askujt. Vetëm forca e njerëzve të bashkuar mund ta mposhtë diktaturën e krimit. I bëj thirrje komuniteti­t ndërkombët­ar që të mos mbyllin sytë sërish, por të shohin nivelin alarmant të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar për të mos u bërë me heshtjen e tyre mundësuesi­t e kriminaliz­imit të shtetit. Heshtja dhe iluzionet e rreme mundësuan drogën dhe krimin në politikë, por sot kjo heshtje rrezikon të çojë në përplasje shoqërore: kur shtetin e kap krimi, qytetarëve u mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e tyre", tha Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania