Panorama (Albania)

“Pistoletën në kokë policit që pranoi kallëzimin”

Kryemadhi: Djali i deputetit përdhunoi një vajzë jetime

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar dje pas denoncimit të publikuar nga PD- ja për ngjarjen në Komisariat­in e Fushë- Krujës. Kryemadhi e ka cilësuar atë si ngjarjen më të rëndë, ku ditën për diell deputetët e Partisë Socialiste i vendosin pistoletën në kokë komisarit të Policisë, i cili ka pranuar kallëzimin penal për përdhunim të një vajze të re nga djali i deputetit të PS- së. Për Kryemadhin, kjo është një ngjarje e rëndë dhe se është tentuar të fshihet ngjarja e rrëmbimit dhe përdhunimi­t të një vajzë jetime. "Besoj se e keni dëgjuar, por sot ka ndodhur një skandal tjetër i radhës. Një ish- oficer i Policisë Gjyqësore ka denoncuar se si ditën për diell, në mes të Komisariat­it të Policisë në Fushë- Krujë, i është vendosur pistoleta në kokë për të mos pranuar kallëzimin e një vajze të re, jetime, e cila ishte dhunuar, rrëmbyer dhe përdhunuar nga djali i një deputeti. Kjo është shumë e rëndë", ka thënë kryetarja e LSI- së. Sipas Kryemadhit, për këtë po pret reagimin e shoqatave në mbrojtje të grave, të cilat marrin projekte nga Komisioni Europian dhe ambasadat e huaja. "Mezi po pres të shoh këto shoqatat në mbrojtje të grave, të cilat bëjnë projekte pafund dhe kanë marrë në zyrat e Komisionit Europian apo të ambasadave të huaja, mezi po pres të shoh ato personazhe publike që flasin nëpër televizion­e për dhunën ndaj grave, mezi po pres të shoh deklaratat e tyre në përkrahje të kësaj vajze, e cila është jetime, e ka të pamundur mbrojtjen e saj nga familjarët, që ka qenë viktimë e dhunës apo edhe e epsheve të një djali socialisti më të përkëdhelu­r seç duhet", tha dje Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së ka ngritur alarmin për situatën në vend, ku sipas saj shteti është shndërruar në një bandë. Kryemadhi tha se është e tmerrshme që t'i vihet pistoleta në kokë efektivit të Policisë në prezencë të kryetarit të bashkisë dhe deputetit të PS- së.

"Dhe më e tmerrshmja është që pistoleta në kokë i vihet në prezencë të kryetarit të bashkisë dhe të një kolegut tonë deputet. Kjo nuk ka ku të rrijë më. Ky vend është kthyer në një bandë. Dhe njerëzit do të fillojnë të bëjnë vetëgjyqës­i. Sot e bënë me një vajzë, e cila nuk ka të atin, por nesër ata do të fillojnë ta bëjnë me fëmijët tanë", tha dje Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania