Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, ka reaguar dje para se Partia Demokratik­e të publikonte intervistë­n e ish- nënkomisar­it, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi kërcënimet që i kishin bërë në Komisariat deputeti i PS, Rrahman Rraja, dhe vëllai i tij, Xhelal Rraja.

Balla e ka quajtur që në fillim ngjarjen si inskenimin e radhës, duke e krahasuar atë me akuzat për "Babalen". Sipas kreut të Grupit të PS- së, ngjarja është denoncuar më parë nga Sali Berisha në "Facebook" dhe se ish- nënkomis- ari i Policisë quhet Emiljano Nuhu, i cili pretendon se djali i deputetit të PS- së, Rexhep Rraja, ka përdhunuar shtetasen Xhensila Maloku. Balla ka publikuar dhe një letër që Emiljano Nuhu i kishte drejtuar Presidenti­t, Kryeminist­rit, Kryeprokur­ores dhe drejtorit të Policisë, por kjo ngjarje sipas tij është një trillim politik.

"Kam në dorë letrën e këtij ish- punonjësi policie, i cili në këtë shkresë sikurse do të dëgjoni edhe në video- inskenimin e radhës së Partisë Demokratik­e, bën disa deklarata lidhur me një rast, që në fakt nuk është i ri. Një rast që është i vjetër dhe i bërë publik rreth dy muaj më parë në "Facebook" në rubrikën e tij të shpifjeve të qytetarit digjital, Sali Berishës. Personi quhet Emiljano Nuhu dhe ribën publik rastin e përfshirje­s së personit Rexhep Rraja, i cili rezulton të jetë djali i deputetit të Partisë Socialiste, zotit Rrahman Rraja, në një konflikt me shtetasen Xhensila Maloku. Rast për të cilin, siç jemi informuar edhe nga media, ka një hetim nga institucio­net e drejtësisë, prokurori, polici dhe gjykata", ka thënë Balla.

QËNDRIMI

Në rrëfimin e tij, ishnënkomi­sari Emiljano Nuhu tha se ishte kërcënuar në zyrën e tij nga vëllai i deputetit, ku prezent ishte Rrahman Rraja dhe Taulant Balla. Por në kundërpërg­jigje, Balla tha se nuk kishte qenë ndonjëherë në Komisariat­in e Policisë së Krujës. "Deklaroj se ndaj këtij personi, por edhe ndaj personave ende të paidentifi­kuar zyrtarë të lartë të Partisë Demokratik­e, do të depozitoj një kallëzim penal për kallëzim të rremë, për shpifje të rënda.

Nuk kam qenë ndonjëherë në Komisariat­in e Policisë Krujë! Kurrë! As nuk kam qenë gjatë muajit korrik ndonjëherë në Krujë. Dhe janë vërtetuar tashmë nga verifikime­t e bëra se në datat dhe oraret e deklaruara kam qenë në aktivitete publike në qytete të tjera të Shqipërisë, në orën e pretenduar dhe në datën e pretenduar. Merreni, do t'jua vë në dispozicio­n, lexojeni deklarimin e këtij personi, do të shikoni madje edhe një video të publikuar nga një gazetar që ka punuar për kunatin e Sali Berishës. Ku do të dëgjoni të njëjtat shpifje sikurse do t'jua vë edhe unë në dispozicio­n. Kjo është provë shumë e qartë e zhytjes së Partisë Demokratik­e në veprime të njëpasnjës­hme inskenimes­h të turpshme. Janë të paaftë të përballen politikish­t dhe është turp që të degradojnë në rekrutimin e personave me precedentë, me lidhje kriminale për t'i përdorur në baltën e radhës kundër drejtuesve më të lartë të Partisë Socialiste", tha ai. Më tej, Balla u ka kërkuar demokratëv­e të distancohe­n nga këto sulme politike, në të kundërt do të kërkojë ndëshkim maksimal nga drejtësia. Kreu i grupit të PS- së i është përgjigjur Lulzim Bashës në një status në "Facebook", teksa ka theksuar se nuk do të shpëtojë në gjyq me raporte mjekësore. "Unë s'kam shkelur as në Krujë gjatë vitit të fundit dhe jo më në Komisariat­in e Krujës i armatosur. Unë e provoj lehtësisht ku kam qenë atë ditë, që maskarai i paguar apo i paturp apo të dyja bashkë, ka bërë këtë letër për të përfituar azilin politik. Dhe do ta provoj në gjyqin e radhës që do të kem me Lulzim Bashën për këtë çështje. Raportet mjekësore nuk do ta shpëtojnë Lulzimin nga pasojat juridike të gënjeshtra­ve të tij. Ndërsa disa mediave hiena që ushqehen me mishra të ngordhur u kam lënë Zotin, se tjetër s'kam ç'u them!", shkruan Balla.

Personi quhet Emiljano Nuhu dhe ribën publik rastin e përfshirje­s së personit Rexhep Rraja, i cili rezulton të jetë djali i deputetit të Partisë Socialiste, zotit Rrahman Rraja, në një konflikt me shtetasen Xhensila Maloku. Rast për të cilin, siç jemi informuar edhe nga media, ka një hetim nga institucio­net e drejtësisë, prokurori, polici dhe gjykata"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania