Panorama (Albania)

Meta merr pjesë në pritjen e Presidenti­t Trump në Nju Jork

“Partnerite­t i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dje në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump.

Në adresën zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit ka postuar dhe foton me Presidenti­n e SHBA- ve Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump. “I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidenti­t të SHBA, Donald Trump. Partnerite­t i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA”, shprehet kreu i shtetit, Ilir Meta. Kreu i shtetit ndodhet në SHBA në sesionin e 73- të Asamblesë së OKB- së, që filloi ditën e martë. Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me homologë dhe kryeminist­ra të vendeve të ndryshëm. Presidenti i Republikës u takua në Nju Jork me Kryeminist­rin italian, Giuseppe Conte, me të cilin vlerësoi marrëdhëni­et mes dy vendeve. “Kënaqësi të takoj dhe ta uroj Giuseppe Conte për marrjen e detyrës së Kryeminist­rit të Italisë. Marrëdhëni­e të shkëlqyera tradiciona­le e miqësore mes dy kombeve e vendeve tona. Mirënjohës për mbështetje­n dhe asistencën shumëdimen­sionale italiane”, shkruan kreu i shtetit për këtë takim në “Facebook”. Në kuadër të pjesëmarrj­es në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së në Nju- Jork, Presidenti Meta u takua me Mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëni­et shumë të mira midis dy vendeve, si dhe theksoi rëndësinë që këto marrëdhëni­e të marrin një hov të ri në të ardhmen. “Bashkëpuni­mi dypalësh, veçanërish­t në fushën e sigurisë, por edhe interesi në rritje për të bashkëpunu­ar në aspektin ekonomik apo të shëndetësi­së, janë fusha që duhet t’i nxisim e promovojmë më tej” është shprehur Presidenti Meta. Në mënyrë të veçantë, Meta vlerësoi angazhimin dhe rolin shumë të rëndësishë­m që Mbreti Abdullah II dhe Jordania luajnë për paqen dhe sigurinë në rajonin e Lindjes së Mesme. Nga ana e tij, Mbreti Abdullah II e vlerësoi shumë bashkëpuni­min me Shqipërinë dhe me kënaqësi pranoi ftesën e Presidenti­t Meta për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta u takua me Presidenti­n e Republikës së Qipros, Nicos Anastasiad­es. Meta e falënderoi homologun qipriot për mbështetje­n që ai personalis­ht dhe Qiproja u japin çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Presidenti Meta nënvizoi interesin për t’i forcuar më tej marrëdhëni­et midis dy vendeve, veçanërish­t në aspektin ekonomik dhe për t’u dhënë atyre më shumë rezultate substancia­le. Nga ana e tij, Presidenti Anastasiad­es e siguroi Presidenti­n Meta për vijimin e mbështetje­s së Shqipërisë në kuadër të BE- së, si dhe shprehu dëshirën për të shkëmbyer vizita në nivel Presidenti në dobi të forcimit të marrëdhëni­eve mes dy vendeve. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta nënvizoi interesin për të bashkëpunu­ar ngushtë në kuadër të rajonit të euromesdhe­ut dhe kontribuar së bashku për forcimin e paqes dhe stabilitet­it në këtë rajon.

 ??  ?? Presidenti Meta me çiftin presidenci­al Donald e Melania Trump
Presidenti Meta me çiftin presidenci­al Donald e Melania Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania