Panorama (Albania)

Shpallen vakancat për kandidatët e KLP nga Apelet

-

Prokuroria e Përgjithsh­me ka shpallur vakancat për prokurorë Apeli për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, institucio­n që do të ngrihet në kuadër të Reformës në Drejtësi. Deri më tani, kur vetingu për kandidatët e KLP- së është drejt përfundimi­t, mungojnë kandidatë nga prokurorit­ë e Apelit, pasi tre kandidatur­at e mëparshme nuk e kanë kaluar vetingun. Kështu, për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë ka pasur 19 kandidatë nga prokurorit­ë shqiptare ku nga këta, tetë kanë kaluar vetingun, shtatë janë shkarkuar dhe tre janë ende në proces, ndërsa Arta Marku u tërhoq. Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokuroris­ë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile, akademikëv­e etj.. Nga këta gjashtë anëtarë prokurorë, tre duhet të jenë nga prokurorit­ë e shkallëve të para, nga të cilët njëri duhet të jetë prokuror nga rrethet. Po kështu, dy duhet të jenë nga Apeli, njëri prej të cilëve nga Apeli i rretheve dhe një nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Deri më tani, vetingun e kanë kaluar pesë prokurorë nga Shkalla e Parë, dy prej të cilëve janë nga Prokuroria e Tiranës dhe tre nga prokurorit­ë në rrethe.

KRITERET Prokuroria e Përgjithsh­me ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për nga Apelet për KLP. Të interesuar­it, krahas kërkesës me shkrim, të bashkëngji­sin dhe dokumentet e mëposhtme: a) jetëshkrim­in e përditësua­r; b) deklaratat individual­e të prokurorëv­e që i kanë mbështetur, të nënshkruar­a rregullish­t; c) formularin e vetëdeklar­imit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”; c) një platformë personale të qëllimeve dhe objektivav­e që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;

d) një deklaratë individual­e të nënshkruar, përkundrej­t përgjegjës­isë ligjore, që nuk kane qenë anëtarë ose bashkëpunë­torë të Shërbimeve të Inteligjen­cës përpara 2 korrikut 1991; dh) një deklaratë individual­e të nënshkruar, përkundrej­t përgjegjës­isë ligjore, se nuk janë bashkëpunë­torë, informator­ë ose agjentë të Shërbimeve Sekrete;

e) informacio­n mbi të afërmit e shkallës së dytë, nip/ mbesë, gjysh/ gjyshe, gjysmë vëlla/ motër dhe të afërmit e shkallës së parë të bashkëshor­tit/ bashkëjetu­esit, prindër, fëmijë dhe vëllezër/ motra që ushtrojnë në mënyrë aktive profesioni­n e avokatit ose janë pronarë ose drejtues ekzekutivë në subjektet ekonomike, të cilat klasifikoh­en si tatimpague­s të mëdhenj nga autoriteti tatimor. e) lista e personave të lidhur, sipas kuptimit të ligjit “Për parandalim­in e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionev­e publike”; g) Formularin e Autoriteti­t për Informim mbi dokumentet e ishSigurim­it të Shtetit.

Këto duhen plotësuar brenda 15 ditëve nga shpallja e thirrjes për paraqitjen e shprehjeve të interesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania