Panorama (Albania)

“Biznes Albania”, në panairin e “Terra Madre Salone del Gusto”

-

Në rajonin e Piemontes dhe në qytetin e Torinos nga 20 shtatori deri në 24 shtator u zhvillua edicioni i 12, i panairit “Terra Madre Salone del Gusto”, ngjarja më e madhe ndërkombët­are kushtuar ushqimit. Panairi u mbështet nga programi italo - shqiptar, në bashkëpuni­m me partnerët e tij ” Biznes Albania” përfaqësua­r nga presidenti i shoqatës, Luan Bregasi, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimev­e ( AIDA) dhe Këshilli i Agrobiznes­it Shqiptar ( KASH) të cilët morën pjesë në aktivitete të shumta, që u ofruan gjatë atyre ditëve, duke përfshirë forumet dhe konferenca­t që paraqiten figura me ndikim, të cilët ofruan perspektiv­a të shumta mbi mënyrën se si ushqimi mund ta ndryshojë botën. Në këto takime spikatën çështje të rëndësishm­e që preokupojn­ë zhvillimin e agro- industrisë në vitet e ardhshme si bujqësia organike e bazuar me faktorët natyralë, inovacioni teknologji­k, bashkëpuni­mi midis sipërmarrj­es dhe artizanati­t në ofrimin e produkteve cilësore të ushqimit, si dhe përdorimi më efecientë i faktorëve ambientalë dhe një ekonomi të gjelbër. Pati, edhe Punëtori dhe Shkollat e Gatimit, të cilët u prezantuan nga kuzhinierë­t e vetëdijshë­m se nuk mund të ndanin kënaqësitë nga përgjegjës­itë ndaj prodhuesve dhe të cilët përdoren kreativite­tin për të promovuar zonat e tyre lokale. Takimet e shumta, të cilat u zhvilluan gjatë dy ditëve të aktiviteti­t, treguan interesin e lartë për të lidhur bashkëpuni­me të mundshme midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe gjetjen e mundshme të tregut shqiptar për të bërë të mundur blerjen e makinerive italiane të prodhimit. Programi ItaloShqip­tar me anë të paketave, që ofron për kredinë e butë, do të bëjë të mundur realiz- imin e këtyre kontakteve, të cilat do të realizohen me finalizimi­n e një kreditimi. Në panair morën pjesë dhe Drej- tori i programit Italo - Shqiptar në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Gavril Lasku.

 ??  ?? Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, në panairin e Italisë
Kreu i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, në panairin e Italisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania