Panorama (Albania)

Ekonomia u rrit 4,3 për qind, INSTAT: Ndikimi nga Energjia

“Energjia dha ndikimin më të madh me 1,76 për qind”

-

Ekonomia u rrit 4,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2018. Shifrat për rritjen ekonomike u bënë dje publike nga Instituti i Statistika­ve.

Sipas INSTAT, kontributi­n më të madh në rritjen e ekonomisë e dha sektori i energjisë dhe industrisë, si dhe tregtia dhe turizmi. Sektori i energjisë vazhdon të jetë kontribuue­si kryesor i rritjes ekonomike për të dytin 3- mujor radhazi. Kjo vjen për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë, ndërsa sektori i ndërtimit dha kontribut negativ. Po ashtu, ky është i dyti tremujor që rritja ekonomike është mbi 4 për qind, duke tejkaluar edhe parashikim­et e Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore. Referuar të dhënave të INSTAT, kontributi­n kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët si Industria, Energjia dhe Uji me 2,37 për qind e ndjekur nga Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor me 0,82 për qind dhe Aktivitete MIJE 4,3 për qind u rrit ekonomia në 3- mujorin e dytë, sipas statistika­ve të INSTAT. Kontributi­n më të lartë në ekonomi e dhanë sektori i Energjisë, Industrisë dhe Turizmit, kurse Ndërtimi ishte me impakt negativ profesiona­le dhe Shërbime administra­tive me 0,44 për qind. Po ashtu, kontribut në rritjen ekonomike dha edhe Bujqësia, Pyjet dhe Peshki- mi me 0,29 për qind, sektori Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi me 0,21 pikë përqindje, Administra­ta publike, Arsimi dhe Shëndetësi­a me 0,17 për qind, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me 0,08 për qind dhe Aktivitete të pasurive të paluajtshm­e me 0,03 për qind. Negativish­t kontribuoi aktiviteti i Ndërtimit - 0,19 për qind, si dhe Informacio­ni dhe Komunikaci­oni - 0,16 për qind. Taksat neto mbi produktet kontribuua­n pozitivish­t me 0,26 për qind. Komponenti kryesor i prodhimit të brendshëm bruto, për tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017 mbetet konsumi i familjeve. “Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimev­e në ekonomi u rrit me 3,35 për qind. Konsumi final i qeverisë u ul me 3,43 për qind. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 1,48 për qind. Sipas të dhënave të përshtatur­a sezonalish­t, ndryshimet, në krahasim me tremujorin paraardhës, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 1,65 për qind, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018. Konsumi final i qeverisë u ul me 6,04 për qind. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 0,83 për qind”, shpjegon INSTAT. Po ashtu, ndër degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e dytë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, që ka pësuar rritjen më të lartë është Industria Përpunuese dhe Energjia Elektrike, të cilat u rritën përkatësis­ht me 11,16 për qind dhe 67,44 për qind. Energjia ka dhënë ndikim të madh edhe në rritjen reale të prodhimit të brendshëm bruto 1,76 për qind.

 ??  ?? Delina Ibrahimaj, drejtoresh­a e INSTAT- it
Delina Ibrahimaj, drejtoresh­a e INSTAT- it
 ??  ?? Dje, nga takimi në Dhomën Amerikane të Tregtisë
Dje, nga takimi në Dhomën Amerikane të Tregtisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania