Panorama (Albania)

Kontrollet e biznesit, Inspektora­ti, gati rregullore­n e re

-

Kreu i Inspektora­tit Qendror, Shkëlqim Hajdari, prezantoi dje në një takim me përfaqësue­s të Dhomës Amerikane të Tregtisë rregullore­n e re të inspektime­ve për biznesin që shkel ligjin. Inspektori i Përgjithsh­ëm paraqiti të gjitha komponentë­t e rregullore­ve të reja, të cilat në mënyrë të qartë kanë për qëllim rritjen e transparen­cës dhe luftimin e korrupsion­it dhe gjatë inspektime­ve. "Reforma rregullato­re në inspektim synon të krijojë një marrëdhëni­e të drejtë dhe të drejtpërdr­ejtë pune midis inspektorë­ve dhe biznesit, duke u mbështetur në respektimi­n e ndërsjellë të ligjit dhe luftën kundër inspektime­ve abuzive klientelis­te, duke mos favorizuar korrupsion­in e inspektorë­ve që shfaqen vetëm me një fletë letre dhe shantazhoj­në biznesin", tha Hajdari. Presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crawford, deklaroi se ai do t'i mirëpriste inspektorë­t në bizneset e tij, por nuk dëshiron që inspektime­t të zgjasin, të jenë të shpeshta dhe të krijojnë ngarkesa për bizneset e tij. Ekzistojnë elementë që inspektorë­t duhet të marrin parasysh me kujdes. Drejtoresh­a Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enida Bezhani, duke shprehur vlerësimin e saj të madh për bashkëpuni­min e vazhdueshë­m me Inspektora­tin Qendror, theksoi se takimet e tilla të përbashkët­a vijnë në vizionin e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të bashkëpunu­ar ngushtë me të gjitha institucio­net dhe agjencitë qeveritare dhe gjithashtu në dritën e misionit të Dhomës Amerikane të Tregtisë për të lobuar për shqetësime­t e anëtarëve të saj në përgjithës­i.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania