Panorama (Albania)

Investime në Sauk, Veliaj: Vëmendje e njëjtë në të gjitha zonat e qytetit

-

Një hapësirë që deri dje përdorej rëndom si parking makinash është transformu­ar në një shesh argëtimi e çlodhjeje. Bëhet fjalë për zonën që kufizohet nga rruga “Herman Gmeiner” dhe “Selim Brahja” në Sauk, ku bashkia e Tiranës ka investuar. Për kryebashki­akun Erion Veliaj, ky është një premtim i mbajtur. Tashmë është detyra e komuniteti­t që ta mirëmbajë atë. Tani duhet që t’i mbrojmë, të sigurohemi që nuk prishen, që kur të vijë stina e pemëve të mbjellim pemë, që të dalim të gjithë me 10ta. Është shumë e rëndësishm­e që Sauku i Vjetër jo vetëm të ketë lodra të mira, por të nxjerrë edhe çuna e goca që nesër do të jenë kryetarë bashkie, futbollist­ë, doktoresha, deputetë, që nesër do të bëjnë gjëra të mrekullues­hme për qytetin e Tiranës. Ato që kemi bërë ne këto vite në Tiranë, brezi juaj t’i bëjë akoma më të bukura, akoma më të mira, për të gjithë kalamajtë”.

Përveç investimit në krijimin e këndit çlodhës, është realizuar sistemimi i kanaleve të ujërave të shiut, trotuaret, gjelbërimi, asfaltimi i rrugës e të tjera. Në fjalën e tij para banorëve, kreu i bashkisë nuk la pa përmendur faktin që administra­ta që drejton ka drejtuar sytë jo vetëm në qendër, por edhe në periferi, duke investuar njësoj. “Jam super i lumtur sot që kthehemi pas një viti, kemi qenë këtu me Kryeminist­rin Edi Rama për një takim dhe thamë se brenda një viti do ta rregullojm­ë këtë hapësirë. Sot, edhe Sauku i Vjetër i ngjan 35 këndeve të tjera të lo- drave që kemi bërë në gjithë Tiranën, për t’iu thënë të gjithë fëmijëve se nuk ka rëndësi ku e kemi shtëpinë, në Sauk të Vjetër, në Kombinat, në Bllok, në Allias, në Laprakë, në Kinostudio, por kushtet i kemi njësoj”, nënvizoi Veliaj. Investimi i radhës në Sauk sjell jo vetëm më shumë urbanizim, por dhe mundësi argëtimi për fëmijët dhe të moshuarit.

 ??  ?? Veliaj, dje në këndin e ri të lodrave në Sauk
Veliaj, dje në këndin e ri të lodrave në Sauk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania