Panorama (Albania)

Droga në Dukagjin, zbulohet si u krijua “kooperativ­a” me 166 parcela të mbjella

Apeli dënoi me 70.5 vite burg 18 të implikuari­t. Pushohet çështja për Angjelin Shkambin, u vra në 2017- ën për drogën

- SHKODER/

Gjykata e Apelit në Shkodër dënoi me 42.5 vite burg dhjetë persona të akuzuar si kultivues të bimëve narkotike kanabis në zonën e Dukagjinit, ndër të cilët edhe dy kryepleq.

Për tetë të tjerë gjykata vendosi 28 vite e 8 muaj burg, por janë lënë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale. Gjykata shpalli të pafajshëm njërin prej të akuzuarve dhe për një tjetër është pushuar çështja, pasi është vrarë vitin e kaluar.

Në këtë mënyrë, pas operacioni­t të Policisë "Early Spring" më 28 shkurt 2017, ku në total u arrestuan 27 persona të dyshuar si bashkëpunë­torë në kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin, Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë vendimin e formës së prerë për 19 shtetas, ndërsa për 7 të tjerë vijojnë ende gjyqet. Në total, sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë janë 31.386 rrënjë kanabis të asgjësuara në 166 parcela gjithsej, përmes 28 aksioneve të ndryshme gjatë periudhës 28 qershor- 28 shtator 2016.

DENIMET

Sipas të dhënave në dosjen hetimore, para arrestimit, për disa muaj me radhë personat e implikuar janë përgjuar. Më pas është vepruar përmes kontrollev­e në terren, ku edhe janë zbuluar parcelat me drogë në Dukagjin. Në sajë të provave të paraqitura nga Prokuroria, gjykata dënoi me 5 vite burg Gjin Lushin, me detyrë kryeplak i fshatit Xhan në Njësinë Pult. Dritan Lisaj, me detyrë kryeplak i fshatit Mgullë në Njësinë Pult është dënuar me 4 vite burg. Fatmir Ara, Gëzim Çakaj, Emiljan Qeftaj, Rinaldi Qefataj, Pllumb Shpati, Luvigj Shpati, Benard Bungaja dhe Nikë Bashi janë dënuar secili me nga me 4 vite burg. Shtetasit Llesh Qeftaj, Nikë Qeftaj dhe Mark Bashi janë dënuar me 4 vite burg, por janë lënë të lirë nga gjykata me kusht që për 3 vitet e ardhshme të mos kryejnë vepër penale. Edhe Gjon Ndresaj, Mentor Bungaja, Gjovalin Gavrilaj, Ndoc Papshaj dhe Ndok Bregu janë dënuar me nga 3.4 vite burg secili me kusht që 3 prej tyre për 4 vite të mos kryejnë vepër penale dhe dy të tjerë e kanë këtë kusht për dy vite. Apeli në Shkodër shpalli të pafajshëm shtetasin Dedë Koçeku, ndërsa është pushuar çështja për Angjelin Shkambin, i cili u vra më 17 dhjetor 2017 në Shkodër. Një prej pistave të kësaj vrasjeje ishte një borxh i viktimës për shkak të pazareve të drogës.

Përveç këtyre personave, për të cilët është dhënë dën-

Në dosjen e Prokuroris­ë rezulton se këta shtetas kanë bashkëpunu­ar mes tyre që në ndarjen e zonave, në gjetjen e farave, në kultivimin e bimëve dhe në ujitjen e tyre, në ndarjen e radhës për ujitje dhe të punëtorëve dhe ndarjen e mjeteve të ujitjes, burimeve, pompave të ujit dhe gjenerator­ëve. Po nga këta shtetas është bërë edhe ruajtja e parcelave, si dhe komunikime­t mes tyre në ruajtjen nga Policia si të parcelave, ashtu edhe të bashkëpunë­torëve në mënyrë që të mos u gjendeshin sende të kundërligj­shme në banesa dhe në vendet ku qëndronin dhe mosgjetjen e bashkëpunë­torëve dhe punëtorëve të paguar prej tyre

imi i formës së prerë, për 7 të tjerë do të nisin seancat gjyqësore në Gjykatën e Apelit, pasi që në Shkallën e Parë për ta është veçuar çështja në gjykim. Bëhet fjalë Ardian Locin, me detyrë shofer te FNSH- ja e Shkodrës dhe shtetasit Nikë Lami, Alfred Rripaj, Pal Dushku, Pllumb Dushku, Gjokë Gjergji dhe Gjon Kodraj.

HETIMI

Në vendimin që ka dhënë më parë Gjykata e Shkallës së Parë, vërehet se mes këtyre 27 shtetasve bashkëpuni­mi për drogën nuk është i përhershëm për një ose disa parcela të mbjella me cannabis sattiva, por një bashkëpuni­m sipas nevojave të ndërsjella. Pra, secili ose një grup i vogël prej tyre, kishin parcelat e veta, por jepnin ndihmesën dhe për parcelat e të tjerëve. Në këtë mënyrë ishte krijuar një lloj ekonomie bujqësore që shfrytëzon­te toka të siguruara në territore me pronësi shtetërore ( mes pyjeve dhe livadheve) e bazuar në kultivimin e bimëve narkotike, ku shprehet një lloj bashkëpuni­mi i veçantë mes kultivuesv­e për ndihmë të ndërsjellë. Kjo konsistont­e në sigurimin e fidanëve, vendosjen e një farë rregulli për shfrytëzim­in e burimeve ujore ( shumë e domosdoshm­e në kultivimin e bimëve narkotike), ruajtjen e parcelave nga dëmtimet, këmbimin e informacio­neve mes tyre, sidomos të lëvizjeve të policisë në zonë. Madje, ato bashkëpuno­nin për të siguruar edhe informacio­n nga Policia dhe shpërndarj­en e këtij informacio­ni te të gjithë kultivuesi­t. Vihet re kjo nga përgjimet, jo vetëm te përmbajtja e tyre, ku duket qartë bashkëpuni­mi spontan dhe sipas nevojave të rastit, por edhe fakti që janë të gjithë të pandehurit që komunikojn­ë njëri me tjetrin, direkt ose indirekt.

BASHKEPUNI­MI

Në dosjen e Prokuroris­ë rezulton se këta shtetas kanë bashkëpunu­ar mes tyre që në ndarjen e zonave, në gjetjen e farave, në kultivimin e bimëve dhe në ujitjen e tyre, në ndarjen e radhës për ujitje dhe të punëtorëve dhe ndarjen e mjeteve të ujitjes, burimeve, pompave të ujit dhe gjenerator­ëve. Po nga këta shtetas është bërë edhe ruajtja e parcelave, si dhe komunikime­t mes tyre në ruajtjen nga Policia si të parcelave, ashtu edhe të bashkëpunë­torëve në mënyrë që të mos i gjendeshin sende të kundërligj­shme në banesa dhe në vendet ku qëndronin dhe mosgjetjen e bashkëpunë­torëve dhe punëtorëve të paguar prej tyre. Kjo e bën në të shumtën e rasteve shumë të vështirë ose të pamundur identifiki­min e përkatësis­ë së sipërfaqes së kultivuar, por del qartë dhe pa asnjë dyshim se të gjithë janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në përgjimet që kanë personat që u dënuan nga Gjykata e Apelit dhe të tjerët që janë në gjykim, rezulton se në disa raste bashkëpuno­nin për të shitur kilogramët e kanabisit, pasi e prodhonin apo ndihmonin njëri- tjetrin në ruajtjen e parcelave. Gjatë bisedave këshilloni­n njëri- tjetrin, që në disa raste të qëllonin me armë ndaj policisë, kur efektivët shkonin për të asgjësuar parcelat apo kishin dyshime për dekonspiri­m mes të njohurve të përbashkët.

 ??  ?? Parcelat me kanabis të zbuluara në Dukagjin
Parcelat me kanabis të zbuluara në Dukagjin
 ??  ?? Angjelin Shkambi, dyshuar se u vra për drogë në vitin 2017
Angjelin Shkambi, dyshuar se u vra për drogë në vitin 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania