Panorama (Albania)

PROKURORI BESNIK MUÇI

-

"Prokuroria e Krimeve të Rënda i kushtoi vëmendje maksimale, që në momentin që nga Prokuroria e Përgjithsh­me u dërgua letërporos­ia e autoritete­ve amerikane. Bëmë të gjitha veprimet për të ekzekutuar letërporos­itë. Patëm ndihmën edhe të Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas edhe në Gjykatë. Në bashkëpuni­m shumë eficient dhe të drejtpërdr­ejtë me autoritete­t amerikane të zbatimit të ligjit, agjentët e DEA- s dhe agjentë të tjerë amerikanë kundër drogës, ne arritëm të finalizojm­ë operacioni­n dhe të gjenim bazën e parë e të kryenim kontrollin e saj, ku në vlerësimin tim, ishte një situatë edhe nga pikëpamja sociale shumë shqetësues­e, pasi ishte në kushtet e përgatitje­s së drogave shumë të forta sintetike".

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, mori pjesë ditën e djeshme në takimin e drejtorëve të policive të vendeve europiane, që po zhvillohet në Hagë. Veliu u shoqërua në këtë takim që zhvillohet në qendrën e Europolit nga shefi i Zyrës Kombëtare të Europol dhe oficeri i kontaktit të Policisë së Shtetit në Europol. Veliu takoi gjithashtu edhe kreun e Policisë holandeze, Erik Akerboom, me të cilin bisedoi në lidhje me operacioni­n e fundit të përbashkët mes Policisë shqiptare dhe asaj holandeze, për shkatërrim­in e grupit "Bajri". Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, drejtori i përgjithsh­ëm Ardi Veliu falënderoi drejtorin e Policisë holandeze për bashkëpuni­min gjatë operacioni­t të fundit të koduar "OAZ", që u finalizua në bashkëpuni­m me Policinë holandeze, ku u godit një grup krimi- nal që operonte në Shqipëri dhe Holandë. Nga ana e tij, Akeboom theksoi se ky operacion tregoi nivelin e besimit ndërmjet dy policive dhe konfirmoi se do të pasohet nga shkëmbime të mëtejshme informacio­nesh dhe opera- cione të tjera të përbashkët­a. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë holandeze shprehu falënderim­e për punën e Policisë shqiptare dhe të oficerëve të kontaktit në të dy vendet. Në fund të takimit Veliu ftoi drejtorin e përgjithsh­ëm Ak- erboom për një vizitë në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga homologu holandez. Operacioni i famshëm për shkatërrim­in e grupit "Bajri" nisi të premten e kaluar dhe u zhvillua në mënyrë të sinkronizu­ar në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam. Në total u arrestuan 11 persona dhe 2 të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarv­e është edhe Safet Bajri, i cili u arrestua në Tiranë në zonën e "Xhamllikut". Për të ka një vendim penal nga Gjykata e Apelit në Belgjikë, që e ka dënuar me 9 vjet burg për disa vepra penale. Grupi "Bajri" dyshohet se është përfshirë në disa vrasje, trafik narkotikës­h, pastrim parash, gjobëvënie dhe trukim ndeshjesh. Hetimet për këtë grup vazhdojnë ende.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania