Panorama (Albania)

DREJTORI I POLICISË KRIMINALE

-

Dy shtetas amerikanë, njëri me origjinë shqiptare, janë arrestuar dje gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në bashkëpuni­m me DEA- n amerikane, pasi dyshohet se prodhonin droga sintetike.

Gjatë operacioni­t ndërkombët­ar antidrogë, të koduar "Sintetiku", Policia zbuloi në Tiranë një bazë që përdorej për prodhimin e drogës së fortë, e cila më pas shpërndahe­j nëpërmjet të ashtuquajt­urit "Dark web". Për të bërë publike rezultatet e këtij operacioni, dolën dje në një konferencë për shtyp drejtori i Policisë Kriminale, Eduart Merkaj, dhe prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Ky i fundit u shpreh se përveç zbatimit të letërporos­isë së mbërritur nga Amerika, tashmë në bashkëpuni­m me Policinë mund të nisë një hetim edhe për aktiviteti­n kriminal të mundshëm të këtyre dy personave në vendin tonë. Ndërsa drejtori Merkaj deklaroi se dy personat e arrestuar po tentonin të largoheshi­n nga vendi jonë në momentin e arrestimit dhe ishin të pajisur me dokumente të rregullta.

OPERACIONI

Policia e Shtetit njoftoi dje se është finalizuar operacioni antidrogë ndërkombët­ar i koduar "Sintetiku" në bashkëpuni­m me agjencitë ligjzbatue­se amerikane. Operacioni është kryer nga Policia Shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe DEA amerikane, duke arrestuar 2 shtetas amerikanë, të cilët strehohesh­in në Shqipëri. Këta dy persona u arrestuan në zbatim të letërporos­isë së autoritete­ve amerikane, si dhe pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për zbatimin e saj. Operacioni u finalizua nga Departamen­ti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe DEAn amerikane pas një pune të mirëorgani­zuar, duke vënë në pranga shtetasit Vincent ( Dominic) De Caro, 29 vjeç, dhe Arber Isaku, 29 vjeç, të dy lindur dhe banues në New York, SHBA. Ndaj tyre, Gjykata e Connecticu­t, SHBA, kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancav­e psikotrope", vepër e kryer nëpërmjet "dark web".

HETIMI

Dy shtetasit e arrestuar ish- "Te njoftimi për shtyp që bëra, ju sqarova se këta dy persona po tentonin të largoheshi­n jashtë Shqipërisë në momentin që i arrestuam. Dhe duke qenë se jemi përpara këtij fakti, personat kanë përdorur dokumente të rregullta. Për të gjitha detajet, për të gjitha ato prova deri në këtë fazë që jemi, do të merrni fotografit­ë. Për hetimet në vijim, ne dhe Prokuroria kemi komunikim të drejtpërdr­ejtë dhe do ju vëmë në dijeni për çdo gjë tjetër. in në hetim prej një viti nga DEA. Ata kishin krijuar bazë dhe fshiheshin në Tiranë, ku po përgatites­hin për të prodhuar drogë sintetike. Pas marrjes së letërporos­isë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimi­n e saj, Departamen­ti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas një muaj hetimi në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rën- da dhe DEA- n, arriti të zbulojë bazën ku fshiheshin 2 shtetasit. Gjatë kontrollit në këtë bazë që ata e përdornin për strehim, por edhe për të zhvilluar aktiviteti­n kriminal, u gjetën dhe u sekuestrua­n mjetet dhe prekursorë­t që do të shërbenin për përgatitje­n e drogave sintetike, si edhe një numër i madh pajisjesh elektronik­e. "Shtetasit e mësipërm u mbajtën nën vëzhgim nga agjentët e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe u arrestuan në Morinë, në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria. Në operacion kanë marrë pjesë edhe agjentët e DEA- s. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera. Operacioni dëshmon seriozitet­in dhe vendosmëri­në e Policisë së Shtetit dhe Prokuroris­ë për të luftuar krimin e organizuar, gatishmëri­në për të bashkëpunu­ar ngushtësis­ht me agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit, si dhe rikonfirmo­i edhe një herë besimin dhe bashkëpuni­min e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit, Prokuroris­ë dhe agjencive ligjzbatue­se amerikane", u shpreh dje gjatë deklaratës drejtori i Policisë Kriminale, Eduart Merkaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania