Panorama (Albania)

Grabitën 19 mijë euro, identifiko­hen dy të kërkuarit

-

VLORE - Tre autorët e grabitjes së furgonit BrindisiVl­orë kanë arritur që të marrin një shumë prej 19 mijë eurosh nga pasagjerët dhe paratë e dërguara nga emigrantët për të afërmit në Shqipëri. Shifra e saktë konfirmohe­t nga Policia e Vlorës, ndërsa në pranga ka përfunduar vetëm një prej tre grabitësve. Përveç dy personave që janë në kërkim, Policia është në kërkim edhe të shumës së grabitur. Të maskuar, autorët kanë arritur të grabisin shumën e eurove, nën kërcënimin e armëve. Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, u vu në pranga vetëm pak orë pas grabitjes, ndërsa dy personat e tjerë janë tashmë në kërkim. Një tjetër person, i cili është shoqëruar pas ngjarjes, pasi është kapur pranë vendit ku është vënë në pranga një nga autorët, është lënë i lirë nga Policia. Burime zyrtare nga blutë e Vlorës kanë konfirmuar se personi i shoqëruar është lënë i lirë, ku pas hetimeve dhe deklaratav­e të marra ka rezultuar se nuk ishte i përfshirë në ngjarje. Policia ka arritur të bëjë identifiki­min e dy autorëve në kërkim, por për shkak të hetimeve nuk bëhen të ditur emrat e tyre. Tre autorët kishin organizuar gjithçka në mënyrë perfekte, ndërsa para se të ndërhynin kishin vjedhur dhe dy automjete, të cilat më pas u braktisën. Për arrestimin e dy personave të tjerë, kërkimet janë shtrirë jo vetëm në Vlorë dhe zonën e Panajasë, por edhe në Fier dhe deri në Tiranë. Blutë e Vlorës dyshojnë se të dy autorët kanë qëndruar të fshehur gjatë orëve të natës dhe duke përfituar edhe nga errësira, janë larguar më pas. Mësohet se dy autorët janë nga Tirana dhe FushëKruja, por banojnë të dy në kryeqytet. Autorët mund të kenë pasur informacio­ne të sakta mbi automjetin tip furgon që mbërrinte nga Italia, por edhe dijeni mbi shumat e parave. Nuk përjashtoh­et fakti që veç tre autorëve të grabitjes, të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen nga Vlora apo ndoshta nga Italia, ku besohet se autorët të kenë marrë informacio­ne të sakta.

 ??  ?? Qytetarët e grabitur në vendin e ngjarjes
Qytetarët e grabitur në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania