Panorama (Albania)

“Meshari” i Gjon Buzukut, libri i ndaluar gjatë komunizmit

-

Shumëkujt do t’i dukej e çuditshme sot, që libri i parë i shqipes së shkruar, “Meshari” i Gjon Buzukut, të konsideroh­ej “i rrezikshëm”. Në Shqipërinë komuniste ai vetëm përmendej si fakt, por jo për të qenë i përdorshëm për studiuesit e kuriozët e leximit. Java, prej 23 deri në 29 shtator është konsiderua­r si Java Ndërkombët­are e Librave të Ndaluar dhe me këtë rast Botime Çabej, jo pa qëllim i bën homazh, një prej veprave më të rëndësishm­e të shqipes së shkruar.

“Studimi i ‘ Mesharit’ të Gjon Buzukut, i porositur nga Instituti i Shkencave, i kushtoi Eqrem Çabejt 10 vite punë ( 1947- 1957) dhe gjithashtu mjaft para nga buxheti shtetëror, pasi shtypja e tij cilësore u porosit në Rumani. Libri doli nga shtypshkro­nja 10 vjet pas përfundimi­t të punës, më 1967, vit ky nismëtar i revolucion­it kulturor dhe i mbylljes së objekteve të kultit. Pak rëndësi kishte se ‘ Meshari’ i Gjon Buzukut ishte libri ynë i parë shqip, tirazhi i tij u burgos thuajse i gjithi në bodrumet e Institutit të Gjuhësisë”. Tashmë libri është “shprangosu­r” dhe i “lirë” për t’u shfletuar. Madje, në 100- vjetorin e Pavarësisë, vetë ‘ Meshari’ origjinal, u soll në Tiranë nga Biblioteka e Vatikanit dhe u publikua në ambientet e Bibliotekë­s Kombëtare.

“Nisur nga rëndësia e këtij libri, nga mungesa e tij në treg e në shkolla dhe nga gjendja jo e mirë e kopjeve të mbetura, e po ashtu falë zhvillimev­e teknologji­ke të kohës, të cilat mundësuan një riprodhim tejet cilësor të origjinali­t, Botime Çabej e risolli këtë tekst në treg në vitin 2013. Ky ribotim është një version anastatik i botimit të vitit 1968, i cili përfshin faksimilen e tekstit origjinal të vitit 1555, transliter­imin dhe transkribi­min e tij, si dhe hyrjen e gjatë studimore të dijetarit Eqrem Çabej”.

 ??  ?? Botimi anastatik i “Meshari”- t, nga botimet “Çabej” “Meshari” i Gjon Buzukut, i ekspozuar në 2012, në Bibliotekë­n Kombëtare
Botimi anastatik i “Meshari”- t, nga botimet “Çabej” “Meshari” i Gjon Buzukut, i ekspozuar në 2012, në Bibliotekë­n Kombëtare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania