Panorama (Albania)

“Metropoli” shpluhuros arkivat, dalin në dritë 5 vepra shqiptare

Nga Ernest Koliqi te Kristo Floqi, vepra dhe diskutime mbi teatrin në skenën e Teatrit të Metropolit

-

Vepra nga Ernest Koliqi, Kristo Floqi e të tjerë autorë të traditës, janë nxjerrë nga arkivat për t’u shfaqur përpara publikut.

Për të dytin vit, “Metro- fest” zbulon krijimtari­në e harruar shqiptare, në Teatrin e Metropolit. Sezoni i dytë artistik shtator- dhjetor sjell larmi veprash, shqiptare të shpluhuros­ura nga arkivi, e vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktorë karriere apo aktorë të rinj, regjisorë me eksperienc­ë, por edhe të rinj, të cilëve u jepet një mundësi për të dëshmuar aftësitë e tyre. Në ditët e para të muajit tetor, Teatri i Metropolit do të nisë edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe “Metrofest”. “Ashtu si në edicionin e parë, edhe sivjet i dedikohet njohjes dhe vënies në skenë të dramaturgj­isë shqiptare. Qëllimisht ky festival nuk ka natyrë konkurrues­e, por e vë theksin te laboratori i punës me veprën shqiptare. Të pesë premierat e këtij edicioni janë produksion­e ekskluzive të “Metropolit”, duke afruar profesioni­stë të teatrit nga të gjitha brezat, për të hulumtuar dhe për t’i dhënë frymë dramës shqipe në skenë, afër publikut”, shprehet drejtoresh­a e Teatrit Metropol, Jonida Beqo.

Edicioni i dytë i “Metro- fest”, i cili do të zhvillohet nga 3- 13 tetor, ngjit në skenë pesë vepra shqiptare si “Rra- jtë që lëvizin” e autorit Ernest Koliqi, “E bija e krahinarit” nga Kristo Floqi, “Kryet e hudhrës” nga autori Kristë Berisha, “Makaronat e shejtanit” nga Lazër Lumezi si dhe “Prangat” nga autori Halil Laze etj.. Gjithashtu, netët e këtij festivali do të ndërthuren dhe me aktivitete të tjera alternativ­e. Nuk do të mungojnë edhe debatet mbi teatrin, dramën shqipe, etj..

SEZONI I RI Sezoni i ri në “Metropol” do të vijojë gjatë muajit nëntor me “Ditari i Ana Frank” i autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett dhe “Sherlock Holmes dhe qentë e Baskervill­it” e autorit Ken Ludwing, vepër që do të vihet në skenë në fund të vitit. Aktualisht, për këto dy vepra, Teatri Metropol ka shpallur audicione për aktor/ aktore që do të interpreto­jnë në këto dy vepra, teatër i cili ka thyer “mitin” e realizimit të audicionev­e në institucio­net artistike shqiptare. SHFAQJET PËR TË RINJ

E FËMIJË Po kaq konkurrues­e janë edhe veprat për fëmijë e të rinj, në Teatrin Metropol, që janë të veçanta në llojin e vetë, ndërveprue­se me fëmijët, komunikues­e dhe edukative. “Teatri Metropol ka një prioritet të veçantë zhvillimin e teatrit për fëmijë dhe të rinj, jo si një zhanër inferior ndaj teatrit të të rriturve, por me të njëjtin angazhim profesiona­l dhe dedikim. Shfaqjet tona përzgjidhe­n, duke pasur synime të qarta edukative, duke respektuar inteligjen­cën dhe psikologji­në e publikut të të vegjëlve”, shpjegon drejtoresh­a Beqo.

Sezoni nis me shfaqjen për fëmijë “Miushet e shkathëta”, “Njëlloj si ti”, “Atje ku hëna takon malin” e më tej me veprat për të rinj “Romeo e Zhuljeta” e William Shekspir dhe “Ditari i Ana Frank” në versionin për të rinj. Ndërkaq, vijon projekti “Edukojmë me teatër”. Specialist­ët e Metropol japin orë teatri në dy nga shkollat e zonës “Lidhja e Prizrenit” dhe “Hasan Vogli” e më pas klasat e pesta dhe të gjashta gjatë 9 muajve shohin provat dhe shfaqjet, luajnë rolin e kritikut dhe bëjnë prezantimi­n e punëve të tyre në fund.

 ??  ?? Nga shfaqjet e edicionit të II “Metrofest”
Nga shfaqjet e edicionit të II “Metrofest”
 ??  ??
 ??  ?? Një nga shfaqjet e “Metrofest”
Një nga shfaqjet e “Metrofest”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania