Panorama (Albania)

Thaçi: Fola me Trump për kufijtë, e mbështet paktin

“Trump tha se meritojmë të ecim më shpejt përpara”

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar në Nju Jork një bisedë me homologun e tij amerikan, Donald Trump, si dhe zyrtarë të lartë të administra­tës së tij, ku ka folur dhe për korrigjimi­n e kufijve, duke pohuar se ka marrë mbështetje­n e SHBA- së për çdo mundësi zgjidhjeje me Serbinë.

Thaçi tha se ka biseduar edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të administra­tës amerikane, përfshirë sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo; ndihmëssek­retarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell dhe ambasadore­n e SHBA- së në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley. Sipas Thaçit, i cili ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të Kombeve të Bashkuara, Trump i ka thënë se “Kosova është vend i mrekullues­hëm, me një popull të mrekullues­hëm, që meriton të lëvizë më shpejt përpara”. Presidenti i Kosovës tha se Trump “e ndien dhe e njeh problemati­kën e Kosovës”. Thaçi thotë se Trump dhe zyrtarët e administra­tës së tij kanë shprehur një mbështetje të fuqishme për Kosovën. “Administra­ta e Presidenti­t Trump e mbështet fuqishëm Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejtë të saj në NATO dhe BE”, ka theksuar ai duke shtuar se “E çmon shumë miqësinë e përjetshme të qytetarëve të Kosovës me SHBA- në... Në të njëjtën kohë vlerëson lart punën që po bëhet edhe në situata jo të lehta, kritike”. Presidenti i Kosovës është shprehur se zyrtarët e administra­tës Trump kanë vlerësuar se “Kosova është në drejtimin e duhur dhe po merr përgjegjës­itë e veta”. Sa për dialogun dhe marrëveshj­et me Serbinë, Thaçi tha se “Administra­ta Trump mbështet dialogun Kosovën- Serbi, arritjen e një marrëveshj­eje historike, që nënkupton njohjen reciproke Kosovë- Serbi... SHBA- të konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar në rast të arritjes së marrëveshj­es mes Kosovës dhe Ser- bisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndërshekul­lore mes Kosovës dhe Serbisë”. Me këtë fund të deklaratës , Thaçi ka lënë të kuptojë se SHBA është pro idesë së tij për korrigjimi­n e kufijve, por deklaratat e Thaçit nuk janë komentuar nga zyrtarët e lartë të SHBA- së.

 ??  ?? Donald Trump dhe Hashim Thaçi me bashkëshor­tet
Donald Trump dhe Hashim Thaçi me bashkëshor­tet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania