Panorama (Albania)

Haradinaj i kërkon ndihmë NATO- s për formimin e Ushtrisë

-

Zyrtarët e lartë të Kosovës e kanë shfrytëzua­r vizitën e tyre në Nju Jork, edhe për takime të tjera të rëndësishm­e përveç atyre të organizuar­a me liderë të shumë të OKB- së. Krerët e shtetit të Kosovës kanë mbajtur një takim me sekretarin e përgjithsh­ëm të NATO- së, Jens Stoltenber­g, ku Kryeminist­ri Ramush Haradinaj ka kërkuar që ai ta ndihmojë Kosovën në transformi­min e Ushtrisë në FSK. “Roli i NATO- s në Kosovë ishte jetik për popullin tonë në kohë lufte, kontributi i së cilës vazhdon edhe në ditët e sotme. Objektivi ynë kryesor strategjik mbetet aplikimi i plotë i standardev­e të Bashkimit Europian në rrugën tonë drejt procesit të integrimit në BE dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATOs”, u shpreh Haradinaj pas takimit me Stoltenber­g në Nju Jork. Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë dhe rajon, progresi i arritur në Kosovë, me theks të veçantë procesi i tranzicion­it i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, si një forcë shumetnike, profesiona­le dhe sipas standardev­e të NATO- s, ishin disa nga temat e këtij takimi. Haradinaj ka falënderua­r sekretarin Stoltenber­g për bashkëpuni­min e NATO- s dhe mbështetje­n e vazhdueshm­e. “Institucio­net dhe populli i Kosovës e vlerësojnë lart rolin e NATO- s”, tha Kryeminist­ri Haradinaj. Ndërsa Stoltenber­g ka theksuar se NATO do të ofrojë përkrahjen e saj për Kosovën edhe në të ardhmen. Takimi u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeminist­rit Haradinaj në Nju Jork, bashkë me Presidenti­n e Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadore­n e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

 ??  ?? Takimi me kreun e NATO- s
Takimi me kreun e NATO- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania