Panorama (Albania)

Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje, reagon ministri kinez

-

Presidenti Trump akuzoi të mërkurën Kinën se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit me qëllimin për të ulur mbështetje­n e votuesve ndaj administra­tës amerikane, madje Presidenti Trump ka përdorur përcaktimi­n “administra­ta ime”. “Fatkeqësis­ht, kemi gjetur se Kina është përpjekur të ndërhyjë në 2018- n kundër administra­tës sime”, tha Presidenti ndërsa mbante fjalimin e tij në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Ata nuk duan që unë ose ne të fitojmë, sepse unë jam Presidenti i parë që sfidoj Kinën për tregtinë”, tha ai duke iu referuar një lufte tregtare me tarifat e importeve, me të cilën SHBA nuk ka përfshirë vetëm Kinën, por të gjitha vendet e botës, duke i akuzuar se kanë përfituar deri tani në kurriz të Shteteve të Bashkuara. Por Presidenti amerikan nuk ofroi prova për një pretendim të tillë. Kina dhe SHBA- të janë në një luftë tregtare, në lidhje me taksat, që kur Trump është zgjedhur President. Zgjedhjet afatmesme në Kongresin Amerikan pritet të mbahen më 6 nëntor dhe ndërhyrja në zgjedhje nuk do të ishte diçka e re, pasi tashmë prej dy vitesh po hetohet ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenci­ale amerikane. Por Kina i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet parlamenta­re amerikane. Në Këshillin e Sigurimit, ministri kinez i Punëve të Jashtme, Wang Yi, tha se “Kina e ka respektuar gjithnjë parimin e mosndërhyr­jes në çështjet e brendshme të një vendi tjetër”, deklaroi Yi duke shtuar se “Ne kundërshto­jmë akuzat e ngritura kundër Kinës dhe u kërkojmë vendeve të tjera të respektojn­ë Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të mos ndërhyjnë në punët tona të brendshme”, theksoi kryediplom­ati i Kinës.

 ??  ?? Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës në OKB, Wang Yi
Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës në OKB, Wang Yi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania