Panorama (Albania)

Shtanget Barcelona, Leganesi e përmbys për 1 minutë

-

Juventusi dhe Napoli kanë bërë detyrën në shtëpi, duke mposhtur respektivi­sht Bolonjën dhe Parmën. Dibala dhe Matuidi ishin autorët e golave për skuadrën e Alegrit. Edhe pse nuk shënoi, Ronaldo u bë protagonis­t i kësaj sfide me asistin e dhënë në shënimin e golit të dytë. Fitore pa shumë vuajtje për Napolin e Ançelotit. Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk u preferua nga trajneri në këtë përballje, duke qëndruar në stol pasi ishte referuar rotacioni në disa reparte të fushës. Paraqitje dinjitoze për Ber- ishën në sfidën ndaj Torinos. Shqiptari mbajti të paprekur portën, duke bërë heroin në mjaft raste. Roma bën autokritik­ë në shtëpi përballë Frosinione­s pas një periudhe të vështirë. Skuadra e trajnerit Di Françesko triumfoi me rezultatin 40. Ndërkohë në 2 sfidat e tjera, Xhenova mposhti Kievon, ndërsa Kaljari barazoi pa gola ndaj Sampdorias.

KUPA E LIGËS, ANGLI

Në Kupën e Ligës në Angli, vëmendja padyshim ishte te supersfida mes Liverpulit dhe Çelsit. Skuadra e Antonio Kontes arriti të triumfonte me përmbysje përballë "The reds" të drejtuar nga Jurgen Klop. Vendasit shënuan të parët me Starixh, ndërsa blutë e Londrës përmbysën rezultatin 5 minuta nga fundi me Emerson dhe Hazard. Kujtojmë që këto dy skuadra do të përballen sërish së bashku ditën e shtunë në takimin e vlefshëm për Premier Ligën. Në sfidat e tjera të zhvilluara, Arsenal mposhti Brentfordi­n me rezultatin 31. Skuadra e Uest Hemit është treguar e pamëshirsh­me ndaj Maclesfiel­dit, duke shënuar plot 8 gola përballë skuadrës që militon në Liga 2.

SPANJË

Pas barazimit ndaj Gironës në fundjavë, Barcelona vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Ekipi katalanas u mund në transfertë nga Leganesi. Kutinjo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 12- të për blaugranat, pas një asisti të Mesit dhe gjithçka u duk e thjeshtë për ekipin e Valverdes. Por, në pjesën e dytë erdhi edhe përmbysja e madhe për 1 minutë. El Zhar dhe Oskar, shënuan në minutat 52 dhe 53 dhe shtangën Barcelonën. Pas javës së gjashtë, Barcelona numëron 13 pikë po aq sa Reali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania