Panorama (Albania)

Gega: Tirana s’na tremb, ruajmë traditën në derbi

"Ish- ët me status të veçantë i ftoj të gëzojnë me ne në fund"

-

Skënder Gega e ka përjetuar derbin me Tiranën si lojtar, ku edhe ka shënuar, por nesër e përjeton për herë të parë si trajner.

Ish- mbrojtësi i kuq nuk e shikon nën presion ekipin para kësaj sfide, e cila, sipas tij, duhet luajtur dhe fituar. Trajneri i të kuqve ka besim se do të ruhet tradita e pathyeshmë­risë edhe në derbin e nesërm.

Vini nga një moment mjaft i mirë si skuadër në derbin e parë me Tiranën. A mendoni se rezultati i të premtes do të jetë pikë referimi?

Unë mendoj se derbi ka specifikën e vet. Ka elementë shumë pozitivë për vijueshmër­inë. Nëse e kalojmë me sukses këtë ndeshje, patjetër që do të shikohet si një moment referimi. Natyrisht, do të shikohen edhe pikët, edhe loja në ndeshjen direkte me rivalin tonë historik. Derbi vlen për shumë arsye, për të rritur besimin tek ekipi, te lojtarët. Po kalojmë një moment të mirë që ka ardhur gradualish­t.

Derbin e keni provuar vetë si lojtar në fushë. Çfarë emocionesh prisni nesër si trajner i Partizanit?

Besoj se janë emocione të tjera. Ndoshta edhe më të mëdha. Përgjegjës­ia është më e madhe sepse kur je futbollist, emocionet shkarkohen me lojën. Si trajner ke përgjegjës­inë e krejt lojtarëve mbi supe, sepse ti i bën zgjedhjet. Kur je trajner ke 22- 25 lojtarë, ke staf, ke çdo gjë për ta kaluar nëpër duar. Do ta përgatisës­h ndeshjen në detaje. Presioni ekziston, edhe emocionet e ndryshme, por besoj te lojtarët e mi. Ne diskutojmë së bashku për të kaluarën dhe të sotmen e derbit me Tiranën, i kemi emocionet tona, por e presim me kënaqësi derbin.

Çfarë u premtoni tifozëve para derbit?

Tifozët janë lojtari ynë i 12. Jemi me fat që i kemi kaq të zjarrtë. Ata ishin një ndihmesë e madhe në fitoren e javës së kaluar kundër Flamurtari­t. Na mbështetën dhe jam i lumtur që ua kthyem me të njëjtën monedhë, duke fituar.

Si do të luani në derbin me Tiranën?

Sa i takon derbit, ne duhet të dimë si të luajmë, po përgatitem­i për këtë. Do të bëjmë më të mirën. Duhet t'i zgjidhim gjërat jo me emocione, por me qetësi, duke zbatuar detyrat në fushë. Do të tregohemi të kujdesshëm në të dyja fazat, në mbrojtje dhe sulm.

Jeni pritur shumë mirë te Partizani. Ndërkohë, Tirana ka shumë kohë që nuk e fiton derbin me Partizanin. Çfarë historie do të jetë këtë herë?

E para, në shtëpi ndihesh shumë mirë. Unë kam ardhur 18 vjeç te Partizani. Këtu jam rritur dhe e kam bërë karrierën. Kjo ka qenë arsyeja pse e kam pranuar pa kushte detyrën e trajnerit të Partizanit. Deri tani kam gjetur ambientin e duhur. Ky klub ka histori të madhe, gjë për të cilën jemi të vetëdijshë­m të gjithë, nga presidenti e deri te punëtori i fundit. Partizani ka fituar shumë derbe në vitet e fundit, një ecuri që duhet të vazhdojë. Është një lloj ngarkese, sepse duhet ruajtur ky ritëm, por unë jam trajner këtu jo vetëm për derbin, por për të gjitha ndeshjet. Duhet të arrijmë objektivin, ndaj shpresoj që gjërat të shkojnë ashtu si duhet. Në fund fare unë kam ardhur për një mision të madh, që Partizani të shkojë aty ku duhet.

Në një derbi të vitit 1987 keni shënuar gol, në fitoren 3- 2…

Është mirë t'i kthehesh pas historisë. Megjithatë, për mua janë gjëra që kanë kaluar. Sot jam 55 vjeç. Problemi im është si do të përgjigjem tani në rolin e trajnerit. Nëse bëjmë paraqitje të mirë dhe fitojmë, atëherë lidhet nostalgjia me të sotmen. Me rëndësi është të luajmë mirë 90 minuta, ashtu siç mendojmë ne. Të mos jemi emocionalë. Nëse kemi kualitetin e duhur, edhe më të mirë se Tirana, duhet ta fitojmë derbin.

 ??  ?? Trajneri i Partizanit, Skënder Gega
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania