Panorama (Albania)

Shorti e bën "zjarr", Tirana përballet me Flamurtari­n

-

U luajtën ndeshjet e kthimit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, dhe duhet theksuar se ky tur nuk dhuroi ndonjë surprizë të madhe. Skuadrat e mëdha të Superiores ia dolën të kualifikoh­en për më tej, por tashmë interesant­e janë çiftet që do të ndeshen në turin e dytë. Sipas skemës së këtij kompeticio­ni, "Panorama Sport" ju sjell përballjet për të dyja grupet, A dhe B, në turin e dytë. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 23 janar 2019, ndërsa ato të kthimit më 6 shkurt 2019. Turi i parë/ Grupi A Skënderbeu fitoi pastër me shifrat 4- 0 në shtëpi ndaj Veleçikut, me golat e shënuar nga Guindo, Hoxhaj, Ziko dhe Fili. Kastrioti dhe Luftëtari shënuan të dyja fitore në shtëpi, respektivi­sht ndaj Korabit dhe Vorës, dhe të dyja u kualifikua­n për në turin tjetër. Vllaznia gjithashtu kaloi për në turin tjetër, edhe pse barazoi pa gola në shtëpi ndaj Burrelit. Por, në ndihmë i erdhi goli i shënuar në fushë kundërshta­re në ndeshjen e parë. Kualifikim­in e arritën edhe Egnatia, Besëlidhja si dhe Kamza. Më poshtë, rezultatet e plota të takimeve të sotme në grupin A. Kujtojmë që dy ditë më parë, në grupin A ka siguruar kualifikim­in ekipi i Partizanit ndaj Tërbunit dhe sfidën e zhvilloi 24 orë para të tjerëve, prej ndeshjes së të premtes ndaj Tiranës. Grupi B Kukësi fitoi pastër 4- 1 ndaj Orikut, ku ra në sy tripleta e kroatit Dino Spehar. Flamurtari fitoi me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 1- 0, dhe mjaftoi goli i Mustës në sekondat e fundit. Lushnja arriti kualifikim­in dramatik, pasi barazoi Shënkollin me shifrat 2- 2, ndërkohë që edhe Bylisi e Apolonia kaluan për në turin tjetër. Më poshtë, rezultatet e plota nga takimet e grupit B. Kujtojmë dy ditë më parë, në grupin B ka siguruar kualifikim­in edhe Tirana, pasi eliminoi Ilirinë, me sfidën e kthimit që e zhvilloi 24 orë para të tjerëve, prej derbit në ditën e premte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania