Panorama (Albania)

Rrëfimi i nënkomisar­it të Policisë: Balla në zyrën time me vëllain e deputetit, më vunë pistoletën në kokë

OFICERI DENONCON KERCENIMET PER TE MBYLLUR DOSJEN E PERDHUNIMI­T NGA DJALI I DEPUTETIT. BALLA: SHPIFJE PER AZIL

- Taulant Balla

Ish- punonjësi i Policisë në Stacionin e FushëKrujë­s, Emiljano Nuhu, përmes një interviste ka denoncuar se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij, nga vëllai i deputetit të PS- së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashki­akut Artur Bushi.

Kërcënimi, sipas tij, është bërë pasi do të arrestonte djalin e deputetit të Krujës, Rrahman Rraja, i cili ishte kallëzuar për përdhunim e përndjekje nga shtetasja Xhensila Maloku. Gjatë rrëfimit të tij, nënkomisar­i Nuhu tregon momentin kur i janë futur në zyrë deputetët Rrahman Rraja e Taulant Balla, bashkë me kryebashki­akun e Krujës, Artur Bushi. Personi që i ka vënë pistoletën në kokë, sipas tij, ka qenë vëllai i deputetit Rraja, ndërsa në atë kohë kanë ndërhyrë Taulant Balla dhe Artur Bushi, duke i thënë: “Hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djalë i mirë dhe nuk i bën këto gabime”.

Kur e keni nisur karrierën në Polici dhe cilët janë sektorët ku keni punuar kryesisht në Policinë e Shtetit?

Unë kam 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe aktualisht mbaj gradën Nënkomisar. Nga këto vite, 6 i kam kaluar në Sektorin e Agjentëve në Mbulim dhe të Infiltruar në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. Dy vjet i kam në sektorin e Rendit dhe pjesën tjetër e kam në Vlorë si oficer i Policisë Gjyqësore, në Sektorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017- 2018 kam punuar si oficer i Policisë Gjyqësore në stacionin e Policisë Fushë- Krujë.

Ky ka qenë momenti i fundit i punës suaj në Policinë e Shtetit?

Deri më datë 15 gusht, me urdhër të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Ardi Veliu, unë jam transferua­r brenda ditës në Drejtorinë e Beratit.

Cilat ishin arsyet e këtij transferim­i, nga Policia e Durrësit në Policinë e Beratit?

Ka disa arsye. Një ndër arsyet është se me transferim­in tim bëhej e mundur ndërprerja e hetimit të dosjes nr. 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rrahman Rraja, i cili quhet Rexhep Rraja. Pra, duke më transferua­r mua, ndërprites­hin hetimet dhe i jepte mundësi atij për prishjen e provave.

Ndërprites­hin hetimet nga ana juaj, por hetimet mund t’i vazhdonte dikush tjetër...

Nga ana ime, por oficerët e tjerë... nuk e ka marrë asnjëri përsipër që ta hetonte këtë dosje, prandaj erdhi tek unë.

Pra, ti ishe problemi në këtë rast, pasi, nëse nuk ishte në dorën tënde, ata mund t’i rregulloni­n gjërat?

Unë isha problemi se që kur filloi, më datë 21 korrik 2018, që është data e parë kur u bë kallëzimi në Komisariat­in nr. 3, nisën edhe telashet për mua, pra, e gjithë historia. Shtetasja Xhensila Maloku, nga zona e Niklës së Fushë- Krujës, ka shkuar në Komisariat­in nr. 3 për të kallëzuar shtetasin Rexhep Rraja, pasi ky shtetas, më datë 19 korrik 2018, rreth orës 17: 30, e ka parë këtë shtetase duke kaluar te vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël, ku e ka ndaluar dhe e ka marrë me forcë duke e futur në makinën e tij, duke e goditur me grushte, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas, e ka çuar te një hotel aty pranë, që quhet hotel “Boçi”. E ka goditur përsëri gjatë kohës që ka qenë brenda në hotel, e ka goditur me grushte, e ka djegur me cigare në kofshë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. E ka goditur në pjesën e kokës me tytën e pistoletës gjatë kohës që ka qenë në ambientet e hotelit. Të gjitha këto që ka kallëzuar shtetasja në fjalë, janë vërtetuar nga këqyrja fizike që i është bërë. Pra, keni bërë veprime të tjera hetimore? Veprime të tjera hetimore që vërtetojnë të gjitha thëniet në kallëzimin që ka bërë shtetasja në fjalë, pra, veprimet hetimore rezultojnë të jenë të njëjta me thëniet e kallëzuese­s.

Cilat janë veprimet e tjera hetimore që keni bërë për të vërtetuar thëniet e kallëzuese­s?

Do t’i shpjegoj. Gjatë kohës që kanë qenë në hotel, ky shtetas e ka mbushur pistoletën dhe ia ka vënë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i thënë: “Do të vras tani, në qoftë se ti nuk kryen marrëdhëni­e seksuale me mua”. Nga dhuna që është ushtruar ndaj saj, vajzës i ka rënë të fikët dhe akti seksual nuk është kryer. Po më pas si ka vijuar ngjarja? Këtë veprim, shtetasi Rexhep Rraja e ka kryer në mënyrë të përsëritur brenda një periudhe 1- vjeçare. Nuk ishte veprimi i parë. Pra, vajza e kishte pasur disa herë këtë problem. Ajo ka shkuar në disa komisariat­e për të bërë kallëzim, por nuk është marrë kallëzimi nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore për shkak të ndikimit dhe influencës së madhe që ka pasur babai i Rexhep Rrajës, që është deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Krujës dhe miqve të tij, siç është deputeti Taulant Balla që ka ndërhyrë. Por edhe i kryetarit të Bashkisë së Krujës, të Partisë Socialiste, Artur Bushi, që kanë bërë të mundur që kjo shtetase, Xhensila Maloku, në fund të vitit 2017 ka shkuar për të bërë kallëzim në Komisariat­in nr. 6, në Tiranë. Në momentin që do të bënte kallëzim në këtë Komisariat, oficerët e Policisë Gjyqësore, së bashku me shefin e Krimeve kanë marrë informacio­n se për cilin shtetas bëhej fjalë. Pra, që bëhej fjalë për djalin e deputetit dhe e kanë lënë në pritje Xhensila Malokun, nuk e kanë marrë kallëzimin. Kanë njoftuar deputetin së bashku me djalin e tij Rexhep Rraja. Ai ka ardhur bashkë me disa njerëz të tjerë. Këto janë shpjegime që i ka dhënë e dëmtuara gjatë deklarimev­e. Personat që kanë shkuar aty, kanë takuar oficerët e Policisë që kanë qenë te Komisariat­i nr. 6 dhe e kanë nxjerrë shtetasen Xhensila Maloku, të cilën e kanë kërcënuar në ambientet e jashtme. Duke i thënë: “Ne do të vrasim, në qoftë se ti bën kallëzim”.

Ka qenë e dhunuar në këtë kohë kur ka shkuar për të bërë kallëzimin?

Po. E dhunuar, ku e ka shpjeguar që ka qenë e gjakosur kur ka shkuar te Komisariat­i dhe në moment që ka shkuar, ka marrë kontakt me punonjës që kanë qenë të gatshëm. Shumë shpejt janë njoftuar kryetari i bashkisë së bashku me njerëzit e vet, Xhelal Rraja, që është vëllai dhe është gjithmonë aty prezent. Kanë shkuar direkt te Komisariat­i ku kanë folur me drejtuesit e Policisë që ndodheshin aty dhe e kanë rregulluar që kjo shtetase të mos jepte kallëzim. Aty e ka marrë një person, që sipas shpjegimev­e të Xhensila Malokut, ka qenë një trupmadh, tullac, që është prezantuar si shefi i madh dhe i ka thënë Xhensilës që ai që të do të rreh, prandaj mos jep kallëzim për këtë problem. E kanë bindur me të gjitha format dhe ajo nuk ka dhënë përsëri kallëzim. A ka qenë përsëri nën trysni, kërcënime dhe ... Ka qenë përsëri nën trysni dhe kërcënimet e personave Rexhep Rraja, Xhelal Rraja, nën presionin psikologji­k të deputetit Rrahman Rraja. Aty ka qenë prezent Artur Bushi, që ka vajtur në Komisariat gjatë kësaj kohe. Dhe në Komisariat­in nr. 3 ka shkuar më datë 20 korrik të vitit 2018, pasi ngjarja ka ndodhur më datën 19 korrik 2018 kur është përdhunuar, është rrahur, është dhunuar te hotel “Boçi” në Fushë- Krujë. Ka shkuar te Komisariat­i më datën 20, ku nuk ka mundur të japë kallëzim pasi këta shtetas, Rrahman Rraja që është deputeti, babai i të akuzuarit Rexhep Rraja, së bashku me vëllain e tij Xhelal Rraja dhe persona të tjerë që e shoqëronin në Komisariat­in nr. 3. Aty kanë shkuar shumë shpejt, janë njoftuar nga oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë qenë prezentë. Në prani të oficerëve e kanë marrë shtetasen Xhensila Maloku e kanë nxjerrë përjashta, aty e ka futur në makinë djali i tij, Rexhepi.

E kanë marrë nga Policia dhe e kanë futur në makinën e tyre?

Po, e kanë futur në makinën e tyre. Këto janë sipas kallëzimit dhe deklarimev­e të Xhensilës. E kanë futur në automjetin e tyre dhe gjatë kësaj kohe Rexhepi ka ushtruar presion që nuk do të japësh kallëzim se unë do të vras. I ka nxjerrë një pistoletë model “TT”, që ia ka vendosur në bark. I ka thënë: “Do të vras në qoftë se jep kallëzim, se na more në qafë”. E ka bindur gjatë kësaj kohe që të mos jepte kallëzim. E ka kërcënuar me pistoletë? Po, me pistoletë, e ka bindur nën kërcënimin e armës, e ka detyruar. E gjendur në ato kushte është detyruar që të mos japë kallëzim dhe deputeti Rrahman Rraja me njohjet e veta, me influencën e vet dhe si deputet i Partisë Socialiste ka rregulluar marrëdhëni­et me oficerët e Policisë Gjyqësore që ata të mos vazhdonin veprimet për t’i marrë kallëzim, por t’i merrnin një deklarim te inspektori i rendit, që problemi, që patëm, u sqarua dhe nuk kemi asnjë problem. E kanë bërë këtë? E kanë bërë sipas deklarimit të të dëmtuarës. Mbas këtij problemi, kanë ardhur në Fushë- Krujë, ku ajo ka shkuar në banesën e saj e shoqëruar nga këta persona. Këta kanë vazhduar rrugën e tyre. Dhe më pas ajo ka shkuar përsëri më datën 21. Është ngritur që në mëngjes dhe ka shkuar për ta ribërë kallëzimin. Ku? Në Komisariat­in nr. 3. Pasi ka deklaruar: “Nuk kisha besim të shkoja në Komisariat­in e Policisë Krujë për të dhënë kallëzim, as në Stacionin e Policisë Fushë- Krujë, pasi kam vajtur e gjakosur dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin”. Nuk kishte besim. Dhe ka shkuar te Komisariat­i nr. 3. Mbas shumë përpjekjev­e, oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë qenë atë ditë, më datë 21 korrik 2018, e kanë marrë kallëzimin dhe deklar-

Pasi ngelëm vetëm në zyrë, unë i komunikova Rrahmanit, i thashë që djali juaj do të arrestohet për shkak se është kallëzuar nga shtetasja Xhensila Maloku dhe akuzohet për disa vepra penale. Aty u hodh dhe më tha: “Nuk ke shanse të arrestosh djalin tim”. Gjatë kësaj kohe hidhet dhe flet shtetasi Xhelal Rraja, i vëllai, dhe më thotë: “Nuk ke shanse të arrestosh Rexhepin sot, nuk del i gjallë nga zyra. Nuk del i gjallë nga zyra në qoftë se ti arreston nipin tim

imin siç e ka shpjeguar e dëmtuara me detaje dhe për moskompete­ncë, për shkak se ngjarja ka ndodhur në zonën e FushëKrujë­s, ia kanë nisur me e- mail kallëzimin Komisariat­it të Policisë Krujë. Po më pas? Data 21, me sa më kujtohet, ka qenë ditë e shtunë. Unë kam qenë oficer i Policisë Gjyqësore i gatshëm në Stacionin e Policisë Fushë- Krujë, që e mbuloja të gjithë zonën Fushë- Krujë dhe Komisariat­in e Krujës për ngjarjet që ndodhin në atë ditë. Dhe në këtë formë ka ardhur kallëzimi te ju? Po, në këtë formë. Me ardhjen e kallëzimit, unë jam njoftuar nga salla operative që një shtetase ka bërë kallëzim në Komisariat­in nr. 3 dhe do të vazhdojnë veprimet hetimore nga ju. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja që të paraqitej në Stacionin e Policisë Fushë- Krujë për të vazhduar veprimet hetimore. Ky shtetas është paraqitur rreth orës 19: 30, afërsisht, në zyrën time në Stacion. Gjatë kësaj kohe që është paraqitur aty, unë kam telefonuar prokurorin e gatshëm të Krujës dhe i kam treguar se si qëndronte situata. Kush ishte prokurori i gatshëm? Ka qenë Mirela Kapo. Keni biseduar me prokuroren për rastin në fjalë? Po, ia kam shpjeguar me detaje dhe më ka thënë pyete djalin e deputetit, Rexhepin, dhe më njofto mua. Mos bëj asnjë veprim pa më njoftuar mua. Dhe unë i kam marrë deklarim, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasit Rexhep Rraja, për veprat penale “përndjekje me anë të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarrit”. Mund të na tregosh edhe dokumentin që ke prezent aty? Po. Po. Kam deklarimin që ka dhënë në 4 faqe shtetasja Xhensila Maloku, ku ka treguar të gjithë ngjarjen. Këtë deklarim e ka dhënë, e ka ridhënë te zyra ime më datën 30 korrik 2018. Mbasi unë kam marrë dosjen hetimore, kam vazhduar hetimet. Këtë deklarim e ka dhënë më datën 22 te zyra e Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës. Është deklarimi këtu, e ka shpjeguar situatën me detaje siç ma ka shpjeguar mua, ia ka shpjeguar edhe Kontrollit të Brendshëm dhe unë e mora në hetim Rexhep Rrajën për vepra penale: përndjekje, heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunën e ushtruar dhe marrëdhëni­e seksuale me dhunë me përdorimin dhe nën kërcënimin e armës. Këto ishin akuzat që ishin ngritur në bazë të kallëzimit dhe ky shtetas nuk pranoi të jepte asnjë shpjegim për akuzën e ngritur. Në këto kushte unë jam detyruar të marr prokuroren dhe ta vë në dijeni që ky shtetas nuk do të flasë për akuzën. Çfarë tha prokurorja? Më tha: “Në qoftë se nuk do të japë shpjegime, nuk ka problem. Bëji të ditur personit se do të arrestohes­h dhe të njoftojë një avokat që të jetë prezent për procedurë”. I komunikuat që do të ndalohej dhe të njoftonte avokatin? Po. I kam komunikuar që, ti sot do të arrestohes­h për këto vepra penale dhe do të njoftosh avokatin. “Në rregull”, më tha.

 ??  ?? DEPUTETI I PS, RRAHMAN RRAJA ( MAJTAS) TAULANT BALLA
DEPUTETI I PS, RRAHMAN RRAJA ( MAJTAS) TAULANT BALLA
 ??  ?? NENKOMISAR­I EMILJANO NUHU GJATE INTERVISTE­S
NENKOMISAR­I EMILJANO NUHU GJATE INTERVISTE­S
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania