Panorama (Albania)

Panorama zodiakale

-

DASHI

Në përgjithës­i dita e sotme do jetë e kënaqshme për çiftet. Venusi do iu bëjë më pasionantë dhe do e shprehni çdo gjë që mendoni.

DEMI

Çiftet do kenë një ditë shumë të zakonshme. Mundohuni të paktën të ruani qetësinë dhe mos grindeni kot së koti. Kujdes me financat.

BINJAKET

Do afroheni më tepër me të dashurin tuaj të zemrës dhe do e kuptoni së bashku se keni humbur kohën me debate të kota. Dielli do iu ndriçojë në planin financiar.

GAFORRJA

Këshilla e Saturnit për ata që janë në çift është: dilni sa më shumë bashkë dhe takohuni me miqtë e ngushtë. Do ndiheni shumë mirë.

LUANI

Mos kërkoni gjatë gjithë kohës të dominoni jetën tuaj në çift apo ta kritikoni për çdo gjë partnerin. Kjo metodë është e gabuar dhe mund t’iu sjellë shumë probleme.

VIRGJERESH­A

Marrëdhëni­a me partnerin do jetë më e ngrohtë gjatë kësaj dite. Kujdes me financat. Jupiteri do iu bëjë të shpenzoni shumë dhe do hasni probleme goxha të mëdha.

PESHORJA

Marrëdhëni­a me partnerin nuk do shkojë ashtu si e keni menduar. Do ketë një ftohtësi me njëri- tjetrin dhe nuk do ndiheni shumë rehat.

AKREPI

Jeta në çift do jetë shumë e qëndrueshm­e gjatë kësaj dite. Asnjë planet nuk do influencoj­ë tek ajo dhe do ndiheni mirë. Situata financiare pritet të rregullohe­t.

SHIGJETARI

Venusi do jetë i pozicionua­r mirë në jetën e çifteve sot. Shumë prej jush do ndihen më së miri dhe gati për të marrë vendime të rëndësishm­e mbi të ardhmen.

BRICJAPI

Dashuria në çift do jetë prioriteti juaj gjatë kësaj dite. Do bëni gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë më shumë gjallëri marrëdhëni­es që keni kijuar.

UJORI

Jupiteri do iu shtyjë të luani si fëmijë të lumtur në dashuri. Mos abuzoni me këtë lojë sepse do përballeni me disa konflikte e debate.

PESHQIT

Pas një periudhe jo shumë të mirë në jetën tuaj në çift, sot Neptuni do risjellë qetësinë. Do jeni më të sjellshëm, më të ngrohtë dhe më të duruar.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania