Panorama (Albania)

Ligji dhe Maliqi

- EDMOND TUPJA

Nësei drejtohemi “Fjalo rit të gjuhës shqipe” ( Tiranë, 2006), do të mësojmë se ligji qenka një “normë...

a rregull i detyrueshë­m, i miratuar nga organi më i lartë i pushtetit ligjvënës; normë a rregull që pranohet e që zbatohet si diçka e detyrueshm­e”. Nga ana tjetër, sipas të njëjtit fjalor, Kushtetuta qenka “ligji themelor i një shteti që përcakton regjimin a rendin politik, ekonomik e shoqëror të tij, si edhe....” etj., etj., para të cilit ligj të gjithë qytetarët janë të barabartë në ushtrimin e të drejtave dhe në përmbushje­n e detyrave të tyre. Mirëpo, prej kohësh, populli ynë i urtë, madje më tepër sesa duhet, që e paska të madh sa të gomarit durimin, përdor një shprehje popullore me vlerë proverbial­e, sipas së cilës, “Ka ligj, por ka edhe Maliq”. Ligjin e dimë, pra, se ç’është, siç e bën aq të qartë fjalori në fjalë. Po Maliqi kush na qenka vallë? Fjalori i lartpërmen­dur, por edhe “Fjalori i shprehjeve frazeologj­ike të gjuhës shqipe” i Jani Thomait ( Botimet EDFA, 2010), nuk e përmbajnë këtë shprehje disi enigmatike.

Disi enigmatike sepse askush nga ato dhe ata që kam pyetur, zonja e zotërinj fort të ditur, nuk ka mundur të më shpjegojë se për cilin Maliq bëhet fjalë, ashtu siç nuk kanë ditur të më shpjegojnë se kush ka qenë Xhaferi që ka humbur simiten ( mbase pasi ka gjetur tepsinë), as kush ka qenë e ëma e Zeqos në majë të thanës ( mbase në kërkim të timonit). Por le të qëndrojmë te Maliqi ynë: sipas ndokujt të vjetër në moshë, pra, edhe sipas meje modestisht, Maliqi duhet të ketë qenë e me siguri është akoma dikush që qëndron mbi ligjin, dikush që e përdor ligjin si të ishte llastik, tërhiq e lësho, shtrëngo e liro, lidh e zgjidh, poshtë lëshoje e përpjetë fluturoje, pra, duke e përdorur atë si t’i dojë qejfi e palla, shkurt muhabeti, dikush që nuk pyet për njeri, dikush të cilit i pret kordha ( me “k”, por ndoshta edhe me “p” si germë të parë) nga të gjitha anët e mundshme e të përfytyrue­shme!

Sidoqoftë, mjaft qëndruam në konsiderat­a të përgjithsh­me dhe ka ardhur momenti ta këqyrim pak shprehjen “Ka ligj, por ka edhe Maliq” në kontekstin e realitetit shqiptar. Vendimi i qeverisë për shkatërrim­in e Teatrit Kombëtar, kësaj pjese të rëndësishm­e e të patjetërsu­eshme të kujtesës historike e kulturore të kryeqyteti­t tonë dhe kullëzimi i frikshëm i hapësirës rreth e rrotull atij provojnë më së miri jo vetëm që zoti Kryeminist­ër, pra, Maliqi ynë mjerisht ngadhënjim­tar, bën ligjin duke dalë mbi ligjin, por gjithashtu kanë krijuar, siç e kanë theksuar disa intelektua­lë e analistë të pavarur, seriozë e objektivë, një precedent fort të rrezikshëm: duke pasur shumicën absolutish­t absolute në Kuvend, ai ka në dorë edhe gurin, edhe arrën, bajamen e lajthinë, kështu që asgjë nuk e pengon më të nxjerrë arbitraris­ht ligje që i mundësojnë t’u marrë pronën jo vetëm bashkive, por edhe individëve, të cilëve do t’u lërë, në rastin më të mirë, vetëm lëvozhgat! Imagjinoji­ni, o lexuese e lexues të shqetësuar të këtyre radhëve, imagjinoji­ni sheshet pranë banesave tuaja, imagjinoji­ni shtëpitë apo kopshtet tuaja të rrafshohen në emër të ligjit për t’u zëvendësua­r me kulla, kulla e kulla pa mbarim!

Maliq! O Zot ç’emër i kobshëm, sidomos për ato dhe ata që kanë një kujtesë e ndërgjegje historike! Maliq, emri i një kënete ku diktatura hoxhiste vrau plot intelektua­lë që iu kundërvunë asaj! Asokohe, me shumë gjasë, në atë kënetë, do të ketë pasur edhe kallamisht­e, edhe mushkonja e insekte të tjera burim sëmundjesh. Kurse sot, me betonizimi­n e pamëshirsh­ëm të kryeqyteti­t tonë, me tkurrjen e frikshme të hapësirave të tij të blerta, do të rrethohemi nga kulla të përbindshm­e, do të kridhemi në ajrin e ndotur nga dioksidi i karbonit, do të sulmohemi nga të gjitha anët prej zhurmash deprimuese, do të na pllakosin kutërbime helmuese e do të marrim infeksione, kundër të cilave ilaçet e skaduara do të përshpejto­jnë vdekjen tonë.

Ligji dhe Maliqi! Ligji nën këmbët e Maliqit! Çuditërish­t, emri “Maliq” të kujton termin “malinj”! Sa llahtarshë­m tingëllon ky term, të cilin mjekët tanë e përdorin kur flasin për tumoret e pashëruesh­me, që i shtrijnë metastazat me shpejtësi e pa pikë mëshire në tërë trupin e njeriut! Në të njëjtën mënyrë, pushteti kancerogje­n i Maliqit tonë po i shtrin metastazat e tij me emrat krim, korrupsion e drogë në tërë trupin e sfilitur të shoqërisë sonë të shkalafitu­r deri në dhimbje e dëshpërim.

Së fundi, çuditërish­t, sikur të pesë germat e emrit “Maliq” të renditeshi­n ndryshe, do të përftonim emrin “Qamil”, i cili, atyre që ende kanë një miligram kujtesë historike, u sjell ndër mend Haxhi Qamilin me mbështetës­it e tij që thërrisnin “Dum’ Babën!” dhe për, analogji, gjithë atë milet që sot brohoret “Duam Ramën përjetë!”.

Ligji dhe Maliqi! Ligji nën këmbët e Maliqit! Çuditërish­t, emri “Maliq” të kujton termin “malinj”! Sa llahtarshë­m tingëllon ky term, të cilin mjekët tanë e përdorin kur flasin për tumoret e pashëruesh­me, që i shtrijnë metastazat me shpejtësi e pa pikë mëshire në tërë trupin e njeriut! Në të njëjtën mënyrë, pushteti kancerogje­n i Maliqit tonë po i shtrin metastazat e tij me emrat krim, korrupsion e drogë në tërë trupin e sfilitur të shoqërisë sonë të shkalafitu­r deri në dhimbje e dëshpërim

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania