Panorama (Albania)

Zbardhen kriteret e reja për mësuesit e parashkoll­orit

-

Pas rikonstruk­sionit total, një investim prej 200 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, Maternitet­i i Korçës është gati të hapë dyert brenda këtij viti. Lajmin e mirë e dha vetë ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, gjatë inspektimi­t të punimeve të kryera deri më tani. "Ne kemi lançuar politikën tonë më të re për sa i përket mbështetje­s për fëmijët, të cilët do të lindin nga 1 janari i vitit 2019. Ne jemi duke punuar gjithashtu nga pikëpamja e kujdesit shëndetëso­r për nënën dhe fëmijën në të gjithë vendin. E kemi thënë dhe do të vazhdojmë të bëjmë që kujdesi i nënës dhe fëmijës mbetet prioritar për qeverinë. Ne përfundojm­ë një investim shumë të rëndësishë­m në Korçë, maternitet­in e ri të Korçës dhe brenda këtij viti ai do të vendoset në funksion". Maternitet­i i ri i Korçës sapo ka përfunduar rikonstruk­sionin dhe pritet të pajiset me aparatura të teknologji­së së lartë, për të nisur funksionim­in brenda këtij viti. Ministrja Manastirli­u deklaroi se ky nuk është i vetmi investim në Shtëpitë e Lindjes. "Po përfundon investimi i rëndësishë­m për maternitet­in e ri të Sarandës. Vijojmë me investime të munguara ndër vite, në maternitet­in e Beratit, të Lezhës, të Kukësit, Matit, Pogradecit, etj., me synim që shërbimi për nënën dhe fëmijën të jetë cilësor dhe afër vendbanimi­t", tha Manastirli­u. Maternitet­i i ri i Korçës do të ketë 45 shtretër, dy salla operacioni, dy salla lindjeje, Repartin e Neonatolog­jisë, Reanimacio­nit, etj. dhe i shërben një popullate prej 270 mijë banorë.

 ??  ?? Manastirli­u, dje në Korçë
Manastirli­u, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania