Panorama (Albania)

Trafiku i emigrantëv­e, në pranga dy policë, 6 në kërkim

Numërohen 7 grupe që trafikonin emigrantë në SHBA

- ERALD DELIU

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë finalizuar ditën e djeshme edhe pjesën e dytë të operacioni­t të famshëm kundër grupeve të strukturua­ra kriminale, që trafikojnë emigrantë.

Bëhet fjalë për operacioni­n e koduar "One If By Land", të nisur që në mars të këtij viti, ku fillimisht u arrestuan 39 persona në Shqipëri dhe 12 jashtë vendit tonë. Kështu, ditën e djeshme, Policia e Shtetit njoftoi në një konferencë për mediat se janë arrestuar edhe dy efektivë policie të Rinasit, që ndihmonin grupin të kalonin emigrantët nga aeroporti. Ata janë: Almir Doda, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të "Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal dhe Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të "Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në formën e grupit të strukturua­r kriminal. Detajet për vazhdimin e pjesës së dytë të operacioni­t i dha shefi i Departamen­tit të Policisë Kriminale, Eduart Merkaj, së bashku me prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, i cili ka drejtuar hetimet qysh në fillim. Sipas Merkajt, hetimet kanë vijuar që pas shkatërrim­it të grupeve të para në mars. Sipas Policisë, rezultojnë 7 grupe të strukturua­ra kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontraband­imin e mbi 300 personave ( shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve, si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA- ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25.000 - 30.000 dollarë për në SHBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikua­r dokumente udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE- së.

ITINERARËT Sipas Policisë së Shtetit, shtatë grupet kriminale përdornin katër itinerare kryesore për të trafikuar emigrantë të paligjshëm në Britani, SHBA dhe Kanada. I pari itinerar ishte ai ku emigrantë nga Shqipëria, fillimisht shkonin në Itali dhe që andej, duke u pajisur me karta identiteti false italiane, hynin në Britani. Itinerari tjetër ishte përmes Francës dhe më pas në Britani. Sa u përket itiner- areve përtej Atlantikut, përdoreshi­n dy itinerare kryesore. Emigrantët fillimisht shkonin nga Shqipëria në Bullgari. Përmes Bullgarisë kalonin në Belgjikë dhe më pas në Republikën Domenikane. Që andej, ata shkonin drejt SHBA- ve ose Kanadasë. Itinerari i dytë ishte ShqipëriSp­anjë- Amerika LatineSHBA/ Kanada. "Ndërkohë, si rrjedhojë e hetimit intensiv dhe bashkëpuni­mit ndërkombët­ar me kërkesë të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit "Arrest në burg" për 5 shtetas maqedo- nas, si dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit dhe konkretish­t: B. V., lindur e banues në Maqedoni; A. D., lindur e banues në StrugëMaqe­doni; G. D., lindur e banues Strugë - Maqedoni; Z. D., lindur e banues në Strugë- Maqedoni; I. M., lindur e banues në Ohër- Maqedoni; E. S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë", tha Merkaj në konferencë­n për mediat. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturua­r kriminal.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania