Panorama (Albania)

Tërheqja e kallëzimit, Çitozi: Xhisela shoqërohej nga Rexhepi

Ish- nënkomisar­i: Maloku dhe Rraja shoqërohes­hin nga psikologia

- ERALD DELIU

Zbardhet procesverb­ali i marrjes në pyetje të oficerit të Policisë së FushëKrujë­s, Gentian Çitozi, në lidhje me tërheqjen e kallëzimit të shtetases Xhisela Maloku, më datë 21 korrik të këtij viti.

Kështu, Çitozi, i cili është pezulluar nga detyra, ka raportuar përpara SHÇBA- së Durrës për rastin në fjalë. Ai ka thënë se kur është paraqitur Xhisela Maloku për të tërhequr kallëzimin, ka qenë e shoqëruar nga Rexhep Rraja, pra, personi i cili është kallëzuar se e ka dhunuar. Kjo përforcon dyshimet se Maloku është kërcënuar apo detyruar nga Rexhep Rraja që të tërheqë kallëzimin ndaj tij. Një fakt interesant është edhe prania e psikologes në tërheqjen e kallëzimit dhe të dy avokatëve. Edhe pse Çitozi thotë se vajza u tërhoq vullnetari­sht nga kallëzimi, ai nuk sqaron qartë se përse në këtë tërheqje kallëzimi duhej që vajza të shoqërohej nga personi i kallëzuar si dhunues. DËSHMIA “Rreth orës 14: 00 jam njoftuar nga salla operative e Krujës, pasi kjo e fundit ishte lidhur me sallën operative të Komisariat­it nr. 3 në Tiranë, nga e cila kishte marrë kallëzimin që Xhisela Maloku kishte paraqitur për shtetasin Rexhep Rraja, duke pretenduar se ishte përndjekur, dhunuar, sharë dhe ofenduar prej tij. Për rastin jam njoftuar unë nga salla me qëllim që të verifikoja atë dhe të kryeja veprimet procedural­e, të cilat do të ishin të nevojshme për hetimin. Kam njoftuar shtetasin Rexhep Rraja, i cili është pranë stacionit të Policisë Fushë- Krujë, rreth orës 20: 00, i shoqëruar me kallëzuese­n Xhisela Maloku, së bashku me dy avokatë dhe një psikologe. Me kërkesën e tyre kam përpiluar procesverb­alin e heqjes dorë nga kallë- zimi që kishte bërë pranë Komisariat­it të Policisë nr. 3 Tiranë”. Më tej, nënoficeri i Policisë deklaron në seancën e marrjes në pyetje se për të gjitha veprimet që ai ka kryer në lidhje me tërheqjen e kallëzimit, është konsultuar me shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Krujë dhe me shefin e Policisë Kriminale. Po kështu, ai ka komunikuar edhe me shefin e Komisariat­it të Policisë së Krujës, duke i vënë në dijeni të faktit se Xhisela Maloku po tërhiqte kallëzimin për dhunë ndaj djalit të deputetit të PS- së. Megjithatë, Çi- tozi ka mohuar që të ketë pasur presione nga Rexhep Rraja apo dikush tjetër për tërheqjen e kallëzimit, por ama thekson se çdo gjë e ka bërë në konsultë me eprorët e tij, të cilët nuk kanë ndërhyrë që ai të mos pranojë tërheqjen e kallëzimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania