Panorama (Albania)

Balla: Emiljano Nuhu, miku i Lulzim Bashës në inskenimin "Babale 2"

-

Një pyetje lidhur me rastin e Xhisela Malokut. Cili është qëndrimi juaj, duke qenë se nën akuzë janë dy nga deputetët e Partisë Socialiste? Ju faleminder­it!

Kryeminist­ri Edi Rama: Qëndrimi im është ai që ka qenë gjithmonë. Për mua, askush nuk është dhe s'mund të jetë mbi ligjin. Për Partinë Socialiste, askush nuk është dhe s'mund të jetë mbi ligjin. Ne këtë qëndrim e kemi jo vetëm me fjalë, por e kemi materializ­uar sa herë që jemi ballafaqua­r me faktet, ndryshe nga të tjerët. Nuk dua t'u kthehem fakteve historike. Do të qëndroj te pyetja juaj, për t'ju thënë shumë thjesht dhe shumë qartë. Së pari, jetojmë në një kohë dhe fatkeqësis­ht, në një mjedis ku kjo kohë e mbrapshtë e gënjeshtrë­s dhe e shpifjes, së kthyer në terror informativ për qytetarin, mishërohet te partia kryesore e opozitës si zëdhënësja kryesore e kësaj kohe, që do të thotë se unë nuk jam këtu për t'u përgjigjur akuzave halucinant­e, të pabazuara në asnjë fakt, që bëhen qoftë për mua, qoftë për kolegë të mitë, sepse, nëse do të bëja këtë, do të merresha gjithë ditën me këtë punë. Nga ana tjetër, përsa i përket vajzës, mund të them se, së pari, Policia e Shtetit ka bërë detyrën në përputhje me ligjin dhe djali i deputetit nuk ka pasur asnjë trajtim preferenci­al. Për një shkelje të procedurës, një oficer Policie është pezulluar menjëherë nga puna dhe Policia ka kryer të gjithë detyrimin e vet dhe ia ka përcjellë çështjen Prokuroris­ë.

Së dyti, vajza e dhunuar meriton vetëm një gjë, drejtësi. Unë inkurajoj dhe mbështes fuqishëm organet e drejtësisë që ta çojnë çështjen deri në fund.

Së treti, abuzimi publik me vajzën e dhunuar dhe transformi­mi i dramës së saj në një motiv lufte politike është ridhunim publik i vajzës nga Partia Demokratik­e, nga mediat dhe nga analistët, që, pa dashur t'ia dinë fare për vajzën, e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike.

Së fundi, unë dua t'i siguroj të gjithë se çka ka të bëjë me të drejtën dhe me drejtësinë, është e panegociue­shme për asnjë interes politik dhe partiak timin apo të forcës politike që unë drejtoj. Të tjerat jua kam lënë juve dhe atyre që kanë marrë përsipër të ridhunojnë vajzën për qëllime politike.

Juve shpresoj që të bëni detyrën tuaj deri në fund dhe të zbardhni deri në fund nga ana juaj, në mënyrë të pavarur, gjithçka lidhur me një horr të kthyer në një "hero", që në vend se të dënohej publikisht nga të gjithë, si një person që ka braktisur detyrën, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil në një

Kreu i Grupit të PS- së, Taulant Balla, e cilësoi "Babale 2" intervistë­n e ish- komisarit Emiljano Nuhu, duke akuzuar PD dhe Lulzim Bashën për inskenim. "Miku i Lulzim Bashës, Emiljano Nuhu, më datë 21/ 07/ 2018, pra, data e pretenduar, nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë- Krujë. Miku i Lulzim Bashës, Emiljano Nuhu, nuk ka qenë OPGJ i gatshëm në këtë datë, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit; Miku i Lulzim Bashës, Emiljano Nuhu, gënjen plotësisht sepse nga intervista­t dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicio­n, nuk rezulton që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezentë në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në Fushë- Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme", shkruan Balla në një postim të tij në "Facebook". Sipas tij, miku i Lulzim Bashës, Emiljano Nuhu, qenka ngarkuar me këtë çështje 6 ditë më pas, më 27 Korrik dhe paska sabotuar me dashje hetimin, duke kryer vetëm 4 nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes". Sipas Ballës, Emiljano Nuhu ka shkelur betimin dhe uniformën policore. "Miku i Lulzim Bashës, Emiljano Nuhu, ka tradhtuar betimin dhe uniformën, duke dekonspiru­ar hetimin dhe për pasojë ndërshkimi­n e personit në hetim. Sepse nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikime­ve elektronik­e, rezulton se ka takuar personin nën hetim në rrethana komprometu­ese", thekson Balla. Ai e cilëson këtë histori një "Babale 2". "Zbardhja e "Babale 2" kërkon që minimalish­t Lulzim Basha të distancohe­t nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët. Zbardhja e "Babale 2" kërkon që dënimi penal ndaj tre inskenuesv­e të këtij episodi të turpshëm Lulzim Basha, Basir Çollaku dhe Emiljano Nuhu duhet të shënojë një pikë kthese historike për mënyrën si politika merr përsipër të ngrejë akuza në të ardhmen", shkruan Balla. vend tjetër. Nuk do t'i ndahemi këmba- këmbës atij horri.

Kur themi që nuk kemi një trajtim preferenci­al për djalin e deputetit, ekspertiza e vajzës ka vërtetuar që ajo është dhunuar deri në plagosje. Pse nuk kemi një arrestim, siç ndodh me meshkujt e tjerë, burrat, të cilat dhunojnë gratë apo të dashurat e tyre? Një deputet, i cili mbron dhunuesin, pavarësish­t faktit që është i biri, a duhet të vazhdojë të jetë deputet i Partisë Socialistë?

Kryeminist­ri Edi Rama: Së pari, arrestimet nuk i bën qeveria, nuk i bën Kryeminist­ri, se po t'i bëja unë, ju do kishit parë shumë deri tani, por fatmirësis­ht nuk kam as këtë detyrë e as këtë përgjegjës­i dhe është Prokuroria ajo që duhet të kryejë deri në fund hetimet e duhet të marrë të gjitha vendimet për ta çuar hetimin drejt gjykimit.

Prandaj, jo vetëm unë, por as ju, fatmirësis­ht, nuk bëni arrestime. E ndërkohë që diskutojmë për këtë çështje dhe bëjmë shumë mirë që diskutojmë, po ridhunohet publikisht vajza. Jo vetëm nga Partia Demokratik­e, por dhe nga mediat, në këndvësht- rimin tim. Jo të gjitha, përsëri, për fat të mirë. Nga ana tjetër, deputeti duhet të hetohet njësoj si të gjithë të tjerët, nëse ka apo nuk ka implikim në këtë proces të drejtpërdr­ejtë, por fakti është që askush nuk ka mundur të bëjë asgjë, edhe nëse ka tentuar me procesin, sepse Policia e ka respektuar procedurën nga A- ja te Zh- ja dhe unë ju sfidoj të gjithëve që të provoni të kundërtën. Ky është fakti dhe jetojmë në një sistem ku çdokush që mbush moshën 18 vjeç, përgjigjet vetë përpara ligjit, cilido qoftë dhe askush tjetër nuk mban përgjegjës­i përpara ligjit, përveçse ai që është përgjegjës. Kështu që, për mua, çështja është shumë e qartë. Është e qartë si drita e diellit. Vajza meriton drejtësi dhe të gjithë duhet të japin kontributi­n e tyre në këtë çështje, duke ia kursyer ridhunimin në publik dhe përdorimin, abuzimin, dhunimin, si mish për top për qëllimet politike apo mediatike. Por drejtësinë nuk e bëj unë dhe nuk e bën media. Pa diskutim, nuk e bën jo e jo, as Partia Demokratik­e. Drejtësinë e bën drejtësia. Kështu që është Prokuroria, e cila duhet të çojë deri në fund hetimin dhe pastaj i takon Gjykatës të vendosë atë që duhet.

Ne jemi në krahun e vajzës pa asnjë ekuivok dhe për ne, askush nuk është mbi ligjin, jo djalë deputeti e deputet, por gjithë ne së bashku jemi të barabartë përpara ligjit, njësoj si gjithë të tjerët dhe këtë e kemi treguar gjithmonë, sa herë ka qenë nevoja të bashkojmë fjalët me faktet. Kështu që, kush do të kuptojë, kupton. Natyrisht, në këtë kohë që jetojmë, për fat të keq, është kthyer bota përmbys, sepse i takon akuzuesit të provojë akuzën, nuk i takon të akuzuarit. Pra, u takon akuzuesve të provojnë që janë të përfshirë apo nuk janë të përfshirë deputetë të Partisë Socialiste në këtë çështje dhe nuk më takon mua të provoj të kundërtën. Unë thjesht dhe vetëm pres përfundimi­n e gjithë procesit të hetimit, duke e konsiderua­r sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirje­n e mediave, qoftë dhe me indiferenc­ë ndaj personit të tij për arsye qoftë edhe tregtare, për audiencë, në këtë sulm, si një qenëri të neveritshm­e. Kjo është për mua ajo që i bëhet sot Taulant Ballës. Për sa i përket të atit të djalit, nëse nga hetimi do të ketë një provë të përfshirje­s së tij apo nëse çdo lloj investigim­i i pavarur do të nxjerrë një provë të përfshirje­s së tij, atëherë ejani më pyesni mua çfarë qëndrimi kam. Besoj se jam shumë i qartë. Këmbëngul sërish te çështja e Xhisela Malokut. A i besoni variantit të deputetit Rrahja? Cili është qëndrimi juaj ndaj tij, sepse ka thënë se ka ndodhur për çështje xhelozie.

Kryeminist­ri Edi Rama: Nuk e konsideroj fare të them të drejtën variantin e të atit të djalit. Është një variant subjektiv, që nuk më intereson. Më intereson varianti i Prokuroris­ë. Më intereson dhe çdo variant i çdokujt tjetër, përfshirë dhe ndonjë gazetar i zakonshëm që sjell prova për të kundërtën e asaj që duket deri tani nga gjithë çfarë ka publikuar Policia e Shtetit. Kjo më intereson. Versioni i të atit të djalit është i ati i djalit. Është një version komplet subjektiv dhe nuk e gjykoj dhe as e konsideroj fare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania