Panorama (Albania)

“Rama amnistoi përdhunues­it, nuk mbrojti vajzën”

Basha: Rama i zhytur në krim, s’ka më asnjë gram ndjeshmëri­e për një vajzë të përdhunuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar dje ashpër ndaj Kryeminist­rit Edi Rama, duke thënë se ai tregoi se nuk ka asnjë gram ndjeshmëri­e ndaj një vajze të përdhunuar nga bandat e tij.

Basha e ka quajtur si të turpshëm qëndrimin e Kryeminist­rit, pasi nuk doli në mbrojtje të vajzës jetime, por me qëndrimet e tij politike amnistoi përdhunues­it dhe kriminelët e grupit të tij parlamenta­r, Rrahman Rrajën dhe Taulant Ballën. "Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës së pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmëri­e prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. Turp! Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunues­in dhe kriminelët e grupit të tij parlamenta­r, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunues­in Elvis Roshi dhe trafikanti­n e vajzave Arben Ndoka", u shpreh demokrati në statusin e tij në "Twitter". Pas mbledhjes së qeverisë në Korçë dhe akuzave të Kryeminist­rit Edi Rama në adresë të opozitës, Lulzim Basha ka reaguar me një status të dytë po në rrjetin social. Ai ka postuar një video, në të cilin janë vendosur deklaratat e Kryeminist­rit Rama për rastin e Dritan Zaganit më vitin 20142015 dhe rasti i ish- oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu. Për Bashën, Edi Rama i trajton ishefektiv­ët e Policisë, që denoncojnë deputetët dhe ministrat e qeverisë, si kriminelë. "Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesi­t e krimit", thekson Basha, teksa është zotuar se PD do ta çmontojë nga rrënjët këtë projekt, duke miratuar pa vonesa vetingun në politikë.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania