Panorama (Albania)

Vasili: U përdorën gratë e Policisë për të recituar vjershat e Edi Ramës

-

Kreu i grupit të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, teksa ka thënë se po sulmon heronjtë që luftojnë krimin, ndërkohë që mbron kriminelët. Vasili ka reaguar pas qëndrimit që Kryeminist­ri Rama mbajti ndaj ish- oficerit të Policisë Emiljano Nuhu, të cilin e quajti si "horr". "Heronjtë po denoncojnë krimin, dhunën dhe trafikun e drogës. Maskarai që kryeqeveri­s fle me kriminelët, zhvat pronën publike, mbush shkollat me drogë dhe mbron dhunuesit. Horrat përfitojnë para, mbrojtje dhe pushtet. Fati i kryemaskar­enjve dhe i horrave është i paracaktua­r: Fund i tmerrshëm i tyre, pa kthim", ka thënë dje Vasili. Në një status tjetër, kreu i Grupit të LSI- së ka thënë se Rama doli në mbrojtje të deputetëve dhunues, pasi atyre nuk ka çfarë t'i bëjë. "Kryeminist­ri me shumë frikë mezi belbëzoi ca fjalë për dhunimin e vajzës nga Fushë- Kruja. Ka frikë dhe fryhet si derr, sikur ç'do thotë. Ka frikë se deputetëve dhunues, mbështetës të dhunës dhe fshehës të dhunës nuk ka çfarë u bën fare, u rruan bishtin. Ngaqë ka qenë dhunues vetë, nuk dënon dot të ngjashmit me veten. Sa për Policinë, turpin e saj nuk e lan as uji i oqeanit, pasi jo vetëm nuk e mori në mbrojtje vajzën e dhunuar, por dje nxori dy gra police që flisnin pro dhunës ndaj femrës, ky është fundi moral dhe shoqëror i kësaj Policie. Mund të gjenin plot të paturpë, që mund të recitonin vjershat e Edi Ramës, por duhet t'i kishin kursyer ato dy gra nga ky rol i ndyrë në mbrojtje të dhunës ndaj një femre", shkruan Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania