Panorama (Albania)

Deputet e PD: Të mbrohet Xhisela. Gratë e PS: Mos e keqpërdorn­i

-

Përfaqësue­set e Shoqërisë Civile të mbështetur nga deputetet e opozitës reaguan dje në një tubim para Kryeminist­risë për rastin e përdhunimi­t të Xhisela Malokut nga djali i deputetit të PS- së, Rrahman Rraja. Në këtë protestë morën pjesë pedagogë, artistë, studentë dhe deputetë të PD- së dhe LSI- së. "Shenjat e cigares në trupin e Xhiselës janë një kambanë alarmi dhe një ftesë për të reaguar fort të gjithë e sidomos nënat, gratë e vajzat. Është koha të flisni, jo të heshtni", tha kryetarja e grave deputete, Dhurata Çupi. Nga ana tjetër, kryetarja e Lidhjes Demokratik­e të Gruas, Albana Vokshi, shprehu revoltën e saj për heshtjen e Kryeminist­rit Rama, kryetarit të Parlamenti­t, ministrit të Brendshëm, ndaj strukturav­e shtetërore që janë bërë palë me krimin dhe me bandat. Sot përdhunues­i është i lirë, tha ajo. "Kemi djalin e një deputeti, i cili është dhunuesi dhe përdhunues­i dhe asnjë institu- cion shtetëror nuk ka reaguar ndaj tij dhe sot ai është i lirë. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria bëjnë ping- pong me përgjegjës­inë. Ndërkohë ai, dhunuesi dhe përdhunues­i është i lirë", tha Vokshi. Deputetja e LSI- së, Klajda Gjosha, e cila mbështet thirrjen e Shoqërisë Civile për të kundërshtu­ar dhunën shtetërore, theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i krimit të organizuar dhe bandave. Shoqëria Civile, intelektua­lët dhe e gjithë opozita e bashkuar i bënë thirrje qytetarëve, grave dhe vajzave t'i bashkohen protestës ditën e hënë në orën 17: 30 përpara Kryeminist­risë. GRATË SOCIALISTE Po dje, Grupi i Grave deputete të PS- së reaguan me një deklaratë për shtyp, ku kanë kërkuar ndëshkimin ligjor për përgjegjës­it e dhunës ndaj Xhisela Malokut. Gratë de- putete të PS- së kërkuan nga koleget e tyre që të mos keqpërdori­n për motive politike vajzën e përdhunuar, por t'ia lënë çështjen drejtësisë. "Grupi i Grave Deputete të PSsë ka në prioritet të punës, ndër të tjera, edhe luftën kundër dhunës me bazë gjinore, si dhe mbrojtjen e viktimave të saj. Duke e përshëndet­ur deklarimin publik të qëndrimit solidar ndaj vajzës së dëmtuar, nga ana e kolegeve tona të opozitës, u bëjmë thirrje atyre të ndikojnë në ndalimin e keqpërdori­mit publik të vajzës për motive politike. Shpifjet dhe gënjeshtra­t, me të cilat opozita po përpiqet të ngarkojë opinionin publik, janë dhunë publike ndaj saj. E cila meriton drejtësi dhe vetëm drejtësi!", thuhet në deklaratën e PS- së.

 ??  ?? Përfaqësue­set e shoqërisë civile dhe deputetet e PD në protestë
Përfaqësue­set e shoqërisë civile dhe deputetet e PD në protestë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania