Panorama (Albania)

Meta me Guterres: Shqipëria, rol të rëndësishë­m në rajon

“Ambicia për anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 2022- 2023”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë pjesëmarrj­es në punimet e Asamblesë së Përgjithsh­me të Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara u prit dje në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB- së, António Guterres.

Presidenti vlerësoi lidershipi­n e Guterres në përpjekjet e tij për të reformuar Organizatë­n e Kombeve të Bashkuara dhe për të avancuar Axhendën 2030. Gjatë takimit, Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithsh­ëm se Shqipëria i mbetet besnike parimeve themelore të Organi- zatës dhe mbështet diplomacin­ë parandalue­se në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qëndrueshë­m ekonomik dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Presidenti Meta nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësua­r në BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të forcojë bashkëpuni­min rajonal. “Shqipëria - nënvizoi Presidenti Meta,- po luan një rol të rëndësishë­m konstrukti­v në rajon dhe ambicia e saj për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet 20222023 do të jetë vazhdimësi e kontributi­t të saj në interes të paqes e sigurisë rajonale e globale dhe një zë përfaqësue­s i rajonit tonë në këtë organizatë të rëndësishm­e”. Edhe Sekretari i Përgjithsh­ëm Guterres e vlerësoi rolin shumë të rëndësishë­m të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidenti­n Meta për mbështetje­n e projekteve zhvillimor­e në Shqipëri dhe në rajon.

TAKIMET Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Meta është takuar dhe me drejtuesit Organizatë­s Panshqipta­re, “Vatra”. Kreu i shtetit ka thënë se i ka falënderua­r përfaqësue­sit e shoqatës “Vatra” për mbështetje­n që i kanë dhënë Shqipërisë për çështjen shqiptare. “Kënaqësi të takohesha dhe të bisedoja me drejtues, përfaqësue­s dhe kryetarë të disa degëve në SHBA të Organizatë­s Panshqipta­re ‘ Vatra’ dhe t’i falënderoj­a për mbështetje­n e Shqipërisë dhe çështjes shqiptare”, shkruan Meta në faqen e tij të “Facebook”. Po dje, Meta ka takuar dhe Harry Bajraktari­n, të cilin e ka quajtur si veprimtari­n e palodhur të çështjes shqiptare.

 ??  ?? Presidenti Meta me drejtuesit Organizatë­s Panshqipta­re, “Vatra”
Presidenti Meta me drejtuesit Organizatë­s Panshqipta­re, “Vatra”
 ??  ?? Presidenti Meta me Sekretarin e Përgjithsh­ëm i OKB, António Guterres
Presidenti Meta me Sekretarin e Përgjithsh­ëm i OKB, António Guterres
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania